Dhjetë mënyra të përdorimit të vajit të kokosit

  • 11 November 2019 - 10:48
Dhjetë mënyra të përdorimit të vajit të kokosit

1. KREM PËR RRUAJTJE

Krijojeni një krem natyral për shmangien e prerjeve gjatë rruajtjes. E tëra që duhet të bëni është të përzieni vajin e kokosit me vaj të shisë (vaj i një bime afrikane), për të krijuar kremin në fjalë.

2. PASTRUESI I FYTYRËS

Largoni qelizat e vdekura nga lëkura me një përzierje të thjeshtë të pjesëve të barabarta të vajit të kokosit dhe sheqerit ngjyrë kafe.

3. LARGOJENI GRIMIN ME VAJ KOKOSI!

Përdorni duart ose një leckë të vogël, të zhytur paraprakisht në vaj kokosi, për ta larguar grimin nga fytyra juaj. Për më tepër, vaji i kokosit mund të largojë edhe maskarën që është rezistente ndaj ujit.

4. SHKËLQYES I BUZËVE

Nëse dëshironi të shkëlqeni në festat e fundvitit, pasi t'i keni lyer buzët me buzëkuq, trajtojini ato me pak vaj kokosi. Përveçqë do të fitoni buzë të hidratuara, do t'ia shtoni edhe shkëlqimin buzëve.

5. PASTRONI BRUSHAT E GRIMIT ME VAJ KOKOSI

Një tjetër funksion i rëndësishëm që kryhet nga vaji i kokosit është pastrimi i brushave të grimit. Në fakt, vaji i kokosit ka veti antibakteriale, veti këto që e bëjnë këtë vaj njërin ndër ilaçet më të mira për pastrimin e pajisjeve të grimit.

6. VAJI I KOKOSIT SI DEODORANT

Acidi larik që gjendet në vajin e kokosit ndikon në mbytjen e baktereve që shkaktojnë aromën e keqe të djersitjes. Pra, vaji i kokosit mund të përdoret edhe si deodorant, ndonëse nuk parandalon djersitjen.

7. KRIJONI ILUZIONIN E QERPIKËVE TË GJATË

Ndonëse thuhet që qerpikët nuk mund të zgjaten në asnjë mënyrë tjetër, përveç ndërhyrjeve mjekësore, aplikimi i disa pikave të vajit të kokosit në qerpikët tuaj ju ndihmon që të krijoni iluzionin e qerpikëve më të gjatë.

8. VAJI I KOKOSIT KA VETI KUNDËR ZBOKTHIT

Vaji i kokosit ka veti unike për luftimin e zbokthit, andaj mund ta përdorni këtë vaj çudibërës edhe për të larguar copëzat e shëmtuara që ua kanë pushtuar kokën.

9. ZBUTNI FLOKËT ME VAJ KOKOSI

Përveç trajtimit të zbokthit, vaji i kokosit ndikon edhe në zbutjen e flokëve tuaj, andaj përdorimi i tij rekomandohet në masë të madhe, sidomos për femrat me flokët të thatë.

10. VAJI I KOKOSIT SHËRBEN EDHE SI PASTË DHËMBËSH

Përzieni vajin e kokosit me sasi të njëjtë të sodës së bukës për të krijuar një pastë natyrale të dhëmbëve, e cila do t'ju ndihmojë në zbardhimin e dhëmbëve.

(Kosova Sot Online)