A funksionon me të vërtetë meditimi?

  • 14 November 2019 - 17:22
A funksionon me të vërtetë meditimi?

Shumë njerëz e pyesin veten se a është e vërtetë që meditimi mundet të na e përmirësojë shëndetin. Aplikacionet si 'Headspace' kanë luajtur rolin e tyre duke i ofruar personit të zënë pak qetësi në kokë, por a funksionon me të vërtetë ai apo jo? "Absolutisht jo. Ekzistojnë megjithatë disa dobi të dëshmuara shëndetësore", thotë trajneri i meditimit Stewart Bold. Ai ka të drejtë sepse ka përparësi, por ato janë larg prej humbjes së peshës, reduktimit të hormonit të stresit, uljes së shtypjes së gjakut dhe përmirësimit të kualitetit të gjumit.

Stewart është drejtor i fondacionit të meditimit i cili para 20 viteve ka qenë avokat që ka punuar në Londër dhe Nju Jork. Ai e përshkruan metodën e tij të punës si krejtësisht laike, praktike dhe të bazuar në dëshmi. "Një studim nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar që meditimi i përmirëson funksionet njohëse, memorien, marrjen e vendimeve, përqendrimin, kreativitetin, inteligjencën emocionale dhe rezistencën", ka thënë Stewart. 

(Kosova Sot Online)