Çfarë tregon mënyra se si i mbani duart për ju?

  • 15 November 2019 - 08:41
Çfarë tregon mënyra se si i mbani duart për ju?

Ekspertët e gjuhës së trupit besojnë se mënyra se si ju kryqëzoni gishtat e të dyja duarve, thotë shumë për personin që jeni. Ky përfundim bazohet në studimin e kryer nga ‘Nobel Roger Wolcott Sperry’. Hulumtimi i tij vërtetoi se truri është i ndarë në dy pjesë, e majta dhe e djathta dhe sjellja e një personi mund të varet nga cila pjesë është më aktive.



Ne ju sjellim më poshtë shpjegimin e secilës mënyrë se si i mbani duart dhe cfarë tregon ajo për ju sipas ‘Bright Side’:

1-Gishtin e majtë mbi të djathtin

Nëse kjo është mënyra si i kapni duart, atëherë ka shumë të ngjarë të jeni person praktik. Ju jeni dikush që kurrë nuk merr vendime në moment. Para se të arrini në një përfundim, ju peshoni të mirat dhe të këqijat. Gjithashtu është shumë e vështirë të të mashtrosh. Ju keni një cilësi të lindur për të parë gënjeshtrat e njerëzve të tjerë.
2-Të dy gishtërinjtë përputhen

Ju jeni dikush që beson se djalli qëndron në detaje. Ju jeni një perfeksionist dhe prisni të njëjtin nivel të përkushtimit dhe përqendrimit nga të tjerët. Udhëheqja vjen natyrshëm tek ju dhe ju gjithmonë udhëhiqni me shembull, por kjo nuk do të thotë që ju nuk jeni të vëmendshëm për nevojat dhe rrethanat e njerëzve të tjerë.
3-Gishti i djathtë mbi të majtin

Nëse jeni dikush që preferon të mbani gishtin e djathtë mbi të majtën ndërsa kapni gishtat, atëherë ju jeni një person me një tregues të lartë emocional. Ju jeni në gjendje të kuptoni se çfarë po ndjen një person edhe kur ata mund të përpiqen të fshehin emocionet e tyre të vërteta. Kjo aftësi unike lehtëson që të tjerët të hapen para jush.

Kjo aftësi gjithashtu ju ofron një perspektivë që të tjerët nuk mund ta shohin, duke ju ndihmuar të mendoni jashtë kutisë ‘normale’ dhe duke ju lejuar të merrni vendime të sakta. Aftësia juaj për të kuptuar emocione të thella dhe për të siguruar ngrohtësi i tërheq njerëzit drejt jush.

(Kosova Sot Online)