Fshehtësi të vogla për një manikyr të përsosur, që zgjat shumë

  • 16 November 2019 - 09:38
Fshehtësi të vogla për një manikyr të përsosur, që zgjat shumë

Me këto fshehtësi manikyri juaj do të zgjasë më shumë, e thonjtë tuaj do të jenë më të bukur dhe më me shkëlqim. 

1.Para se ta vendosni llakun, thonjtë t'i pastroni me peshqir me uthull alkoolike. Në këtë mënyrë më së miri do të hiqni të gjitha shenjat e llakut të vjetër dhe yndyrën natyrale, shkaku i së cilës manikyri zgjat më pak. Kur thonjtë thahen, lyeni me llak bazik për thonj.

2.Mos i lagni thonjtë para se t'i ngjyrosni, sepse thithin ujin dhe uji zgjerohet, kështu që llaku nuk do të përshtatet në mënyrë të përsosur.

3.Para mprehjes së thonjve, përcillni formën e majave dhe në këtë mënyrë ata më pak do të pëlcasin.

4.Lëkurën përreth thonjve mos e preni, por me kujdes ta shtyni me një shkop. Në mënyrë që të mos e lyeni edhe atë pjesë të lëkurës me llak, në aplikator vendosni pak vazelinë dhe kaloni sipër thoit.

5.Në majat e thonjve vendosni dy shtresa të llakut bazik, në mënyrë që sa më mirë të mbroni pjesët e thonjve që janë të prirë për të pëlcitur.

6.Mos e shkundni llakun, por rrotullojeni midis duarve për të shmangur shfaqjen e ajrit brenda shishes së llakut.

7.Thonjtë i thani ekskluzivisht vetëm në ajër të ftohtë apo futni në ujë të ftohtë. Në ambient të ngrohtë thonjtë thahen më vështirë.

8.Çdo dy apo tri ditë vendosni një shtresë të llakut pa ngjyrë, në mënyrë që t'i mbroni thonjtë dhe për t'ua "zgjatur" shkëlqimin.

9.Për çdo ditë përdorni vaj për kujdes ndaj thonjve, në mënyrë që të parandaloni tharjen dhe pëlcitjen e tyre.

10.Kur llaku të fillojë të hiqet nga majat e thonjve, lyeni thoin edhe njëherë me të njëjtën ngjyrë të llakut.

11.Nëse thonjve tuaj u keni shtuar xhel, mund t'i kamufloni me një fshehtësi të thjeshtë. 12.Në momentet kur bëni punët e shtëpisë, detyrimisht vëni doreza prej gome për t'i mbrojtur edhe duart.

(Kosova Sot Online)