Këshilla për t'u dukur bukur kur jeni e ftohur apo me grip

  • 19 November 2019 - 09:30
Këshilla për t'u dukur bukur kur jeni e ftohur apo me grip

Simptomat e ftohjes dhe gripit janë më të vërtetë të tmerrshme. Askush nuk dëshiron të dalë nga shtëpia kur është i prekur nga gripi.

INVESTONI NË FACULETA!

Sa më të buta që janë faculetat për pastrimin e hundëve, aq më pak skuqje do të përjetoni. "Rekomandoj përdorimin e faculetave të buta, edhe nëse ato kushtojnë më shumë", ka thënë artistja e grimit, Jennifer Trotter.

PËRDORNI SHUMË ZBUTËS!

Nëse duhet që patjetër të dilni nga shtëpia, është shumë e rëndësishme të përdorni shumë zbutës në lëkurën tuaj dhe atë disa herë brenda ditës. Zbuteni lëkurën para se të shkoni në gjumë, kur të zgjoheni dhe sa më shpesh brenda ditës.

MBAJENI ËNJTJEN NËN KONTROLL!

Zvogëlojini pezmatimet rreth syve dhe në hundë përmes përdorimit të kremit kundër pezmatimit. Është shumë e rëndësishme që të përdorni krem që i përshtatet nuancës së lëkurës suaj, në mënyrë që të mos vërehet që e keni tepruar.

FSHEHËSI

Përdorni fshehës të trashë në formë kremi për të mbuluar ndonjë skuqje eventuale përreth syve tuaj. Është shumë e rëndësishme që hijezuesi i syve që ju e përdorni të ketë nuancë më të qelë, në mënyrë që të mos vërehet tepër.

SA MË PAK, AQ MË MIRË

Mos e teproni me grim dhe mundohuni të dukeni sa më natyrale. Nuancat e ngjyrës pjeshkë ju ndihmojnë në ndriçimin e lëkurës përreth syve.

PËRDORNI NGJYRAT E DUHURA!

Shmangni përdorimin e produkteve me ngjyrë të kaltër në pjesën përreth syve, mollëza apo në buzë, pasi që nëse përdorni ngjyra të tilla, lëkura juaj do të duket shumë më e rënduar dhe rrjedhimisht më pak natyrale. Rekomandohet përdorimi i ngjyrës së bronztë apo asaj të artë. HIDRATOHUNI! Një tjetër gjë shumë e rëndësishme që të gjithë njerëzit duhet ta aplikojnë është konsumimi i ujit. Uji ju ndihmon në largimin e sëmundjes dhe përshpejton dukshëm procesin e shërimit.

(Kosova Sot Online)