Si ta bëni pedikyrin në shtëpi?

  • 20 November 2019 - 10:23
Si ta bëni pedikyrin në shtëpi?

Dimrit, kur veshim rroba dhe këpucë të trasha, këmbët tona marrin frymë më pak, andaj më shumë janë të ekspozuara ndaj presionit. Pikërisht për këtë arsye nevojitet kujdes për lëkurën në shtëpi për këtë pjesë të trupit. Thembrat e pëlcitura mundojnë shumicën e femrave në botë, kurse thembrat e "trasha" i vërejmë vetëm atëherë kur largojmë rrobat dhe mbathjet e dimrit, që për disa muaj rresht nga ngarkojnë. Atëherë lëkura bëhet më e ashpër, më e fortë dhe merr një ngjyrë tjetër.

Që të mos e prisni pranverën, kur do të nevojitet më shumë kohë dhe mund ta ktheni shkëlqimin e vjetër të thembrave, ja çfarë mund të bëni gjatë muajit janar. Për të shmangur thembrat e pëlcitura, provoni që sa më shpesh të vishni çorapë prej pambuku. Nëse getet janë pjesë përbërëse e veshjes suaj, atëherë provoni që në shtëpi t'i vishni nga materiali i pambukut.

PEDIKYRI NË SHTËPI

Pedikyri në shtëpi do t'ju kursejë të hollat, por edhe kohën. Futni këmbët në ujë të ngrohtë në të cilin ujë keni shtuar një apo dy lugë kripë deti. Kujdesi i lëkurës do të jetë i plotë nëse shtoni disa pika vaji eterik. Së pari me duar bëni masazh gishtërinjve e më pas lëshoheni deri te thembrat. Mos harroni të bëni masazh edhe për nyjat e këmbës. Thembrat t'i nxirrni nga uji vetëm kur lëkura të jetë zbutur dhe uji të jetë ftohur. Guri për thembra ju ndihmon që më lehtë të hiqni shtresat e qelizave të vdekura. Kujdesi për shputat e këmbëve dhe për thembrat duhet të përmbushet me masazh. Këmbëve të thata t'ju bëni masazh së paku për disa minuta.

VAZELINA

Vazelinën për thembra mund ta blini në barnatore dhe nuk është aspak e shtrenjtë. Së pari e vendosni në thembra e më pas në shputat e këmbës. Para se t'i mbathini çorapët prej pambuku, prisni që vazelinën ta thithin këmbët. Nëse nuk posedoni vazelinë, do të ishte mirë ta përdorni kremin hidratues për thembra.

(Kosova Sot Online)