Top 5 artikujt nga kuzhina juaj, që ushqejnë lëkurën

  • 22 November 2019 - 15:26
Top 5 artikujt nga kuzhina juaj, që ushqejnë lëkurën

Një gotë me lëng djathi. Gjysmë avokado. Dy lugë me mjaltë. Një gotë me vaj ulliri. Kjo mund të tingëllojë si një recetë për kuzhinë, por këta artikuj mund t'i përdorni edhe në banjën tuaj gjatë mbrëmjes apo mëngjesit.

LËNGU I DJATHIT "Lëkura e bardhë si qumësht" ka rrjedhur nga ndonjë poezi, por që mund të jetë një kompliment që mund ta merrni, kur keni një lëkurë të butë e të bardhë. Kjo për faktin se lëngu i djathit përmban acidin laktik. Nëse me lëngun e djathit e lyeni lëkurën tuaj, atëherë nuk do të keni telashe me lëkurë të thatë, qelizat e vdekura do të zëvendësohen me qeliza të freskëta. Por, nuk keni nevojë që e tëra të zhyteni në qumësht sikurse Kleopatra. E tëra që duhet të bëni është që me një peshqir të lagur me lëng të djathit ta mbuloni lëkurën dhe hapësirat ku keni probleme me tharjen e saj, dhe ta lini për pesë minuta.

VAJI I ULLIRIT Mund ta ulë shtypjen e gjakut, ta reduktojë kolesterolin, t'ju mbrojë nga sulmi në zemër dhe t'i luftojë disa lloje të kancerit. Studimet kanë treguar se lufton humbjen e dendësisë së eshtrave, lehtëson inflamacionet, kujdeset të mos shtoni në peshë, si dhe ndihmon diabetikët ta mbajnë në nivel sheqerin në gjak. Por, dobitë e vajit të ullirit nuk ndalojnë vetëm brenda trupit -mund ta bëjë mrekullinë edhe jashtë tij, duke ndihmuar në ushqimin e lëkurës së thatë. Studimet kanë treguar se vaji i ullirit nuk është vetëm një ushqyes i lëngshëm efektiv për lëkurën, por mund t'i parandalojë simptomat e gjendjeve të lëkurës, si: psoriaza, ekzema, dermatiti. Po ashtu ndihmon në reduktimin e inflamacioneve dhe zbut të djegurat.

AVOKADO Kur t'i keni konsumuar avokadot, jo vetëm se janë të shijshme, por edhe lëkura do t'ua dijë për nder. Vaji i zbuluar në avokado ndikon si zbutës për lëkurën. Avokadot po ashtu posedojnë sasi të madhe të yndyrave të shëndetshme dhe vitaminave A, D dhe E, që ndihmojnë lëkurën të jetë e butë, e lëngshme dhe pa puçra.

MJALTI Kur ta ëmbëltoni çajin me mjaltë, paksa ju ka rënë në dorë dhe do të ishte mirë ta lini aty? Pos se është i shijshëm për ta konsumuar, mjalti ka edhe disa dobi për lëkurën tuaj. Është një losion natyral, që do të thotë se ka aftësinë e ujitjes së molekulave, duke i ndihmuar ta ruaj gjallërinë. Mjalti po ashtu përmban substanca kundër baktereve, lufton inflamacionet dhe është antiseptik. Për t'i shijuar të mirat e tij, shtoni sasi të barabartë të tij me ujë, i përzieni, e vendosni në lëkurë duke e lënë të veprojë për dhjetë minuta.

GJALPI Gjalpi nga arrat, që në kohërat antike është përdorur si diçka që kujdeset për lëkurën. Është i pasur me vitamina A, të cilat funksionojnë ngjashëm sikurse yndyrat e dobishme natyrale. Kjo vitaminë jo vetëm se ndihmon në ushqimin e lëkurës së thatë, por edhe lehtëson problemet me ekzemë, dermatit, të djegurat nga dielli apo kafshimi i insekteve. Po ashtu përmban sasi të madhe me vitamina F, të cilat janë të pasura me yndyra të shëndetshme që ndihmojnë një rritje normale të qelizave dhe ta mbajë lëkurën të re. Po ashtu, kur ta blini gjalpin, kujdes nga përdorimi i kemikateve të rrezikshme si "hexane".

(Kosova Sot Online)