Si t'i hiqni sa më lehtë puçrrat e zeza nga hunda

  • 23 November 2019 - 09:56
Si t'i hiqni sa më lehtë puçrrat e zeza nga hunda

Puçrrat e zeza janë problem thuajse i çdo femre në ndonjë periudhë të jetës së saj. Ato nuk janë aspak një dukuri e pëlqyeshme. Puçrrat e zeza më së shpeshti paraqiten në hundë, mjekër dhe ballë. Por, në hundë megjithatë janë më të përqendruarat dhe rrallë ka ndonjë pudër, e cila mund t'ua mbulojë ato. Por, për fat të mirë, ato mund t'i hiqni në mënyrë efikase dhe të lehtë. Ja se si.

Para së gjithash duhet t'i hiqni qelizat e vdekura të lëkurës, të cilat i mbajnë puçrrat e zeza të ngujuara në pore. Për t'ia arritur kësaj, duhet ta bëni pilingun e fytyrës, më së shumti duke u përqendruar në pjesën e përfshirë, d.m.th në hundë. Fërkimi me anë të lëvizjeve të buta rrethore, duhet të zgjasë 5-10 minuta. Pas kësaj, duhet ta avulloni fytyrën.

Më së miri është që në një enë të madhe ta qitni pak ujë të valë, e mbi kokë ta qitni një peshqir, në mënyrë që efekti të jetë sa më i mirë. Duhet që fytyrën ta avulloni dhjetë minuta. Më pas përgatiteni një masë nga katër lugë sodë të bukës dhe një filxhani ujë mineral. Pastën e fituar vendoseni në fytyrë dhe, pas dhjetë minutave, shpëlajeni me ujë të vakët. Rezultatet janë evidente menjëherë. Fytyrën tereni dhe vendosni krem hidratues .

(Kosova Sot Online)