9 sekrete për ta bërë gjoksin tuaj të duket bukur

  • 24 November 2019 - 08:19
9 sekrete për ta bërë gjoksin tuaj të duket bukur

Mund të jetë e vështirë të gjeni mënyra të lehta për ta bërë gjoksin tuaj të duket bukur, por ka disa mënyra që janë efektive për ta arritur këtë.

1. QËNDRONI DREJT!

Një nga sekretet më të mira për ta bërë gjoksin tuaj të duket bukur është duke u mësuar të qëndroni drejt. Sigurohuni që të mbani një qëndrim të drejtë dhe të mirë, kështu do të arrijë gjoksi juaj të duket më i madh dhe më i formësuar, por do të dukeni në të njëjtën kohë më e gjatë dhe më e dobët.

2. POZICIONI I DUHUR I FJETJES

Jo shumë femra e dinë që kur flini në stomak apo në krah është më e lehtë për të krijuar rrudha në gjoks. Fjetja në shpinë do t'ju ndihmojë jo vetëm që ta parandaloni këtë problem, por edhe do t'ju ndihmojë që të shmangni lëshimin e gjoksit në të ardhmen.

3. SYTJENAT ME MBUSHJE

Për femrat që kanë gjoks më të vogël, përdorimi i sytjenave me mbushje është mënyra e përkryer për të shmangur një operacion plastik të shtrenjtë ose përdorimin e pilulave për zmadhim të gjoksit. Sidoqoftë, sytjenat e gabuara me mbushje mund t'ju bëjnë më shumë keq se mirë, duke shkaktuar një pamje jonatyrale. Sigurohuni që të zgjidhni madhësinë e duhur për ju dhe modelin e duhur për t'u përshtatur me bluzën tuaj, por mos e teproni me mbushje.

4. PËRMIRËSONI QËNDRIMIN ME USHTRIME PARA PASQYRËS!

Qëndrimi nuk ka të bëjë vetëm me drejtësinë e shpinës suaj. Ka edhe shumë gabime të tjera të qëndrimit që mund t'i parandaloni për t'ju bërë të dukeni aq e dëshirueshme sa dëshironi. Përdorni ushtrimet në pasqyrë disa herë në ditë për të përmirësuar qëndrimin tuaj ulur dhe në këmbë dhe do të zbuloni që trupi juaj adoptohet në pozicionet e duhura në mënyrë automatike.

5. SHTONI PAK GRIM!  

Një tjetër nga sekretet më të mira për ta bërë gjoksin tuaj të duket bukur është përdorimi i duhur i grimit. Nëse keni veshur një bluzë të hapur në pjesën e përparme, sigurohuni që të përdorni pak bronzues në zonën me formën Y dhe shpërndajeni mirë. Shtoni pak pudër për shkëlqim në pjesën e sipërme të gjoksit dhe do të dukeni shumë më bukur pa marrë parasysh madhësinë e gjoksit tuaj.

6. TONIFIKONI BELIN!

Një bel i tëholluar dhe i tonifikuar do ta bëjë gjoksin tuaj që të duket shumë bukur dhe të bie në sy më shumë. Joga dhe ushtrimet 'Pilate' (kombinim i jogës me vallëzim), mund t'ju ndihmojnë që ta arrini një bel të theksuar dhe të tonifikuar pa u dobësuar tepër. Fokusohuni në ushtrime për të tonifikuar belin pa humbur peshë.

7. ZVOGËLIMI I GJOKSIT TË MADH

Në disa raste ju mund të dëshironi që të largoni vëmendjen nga gjoksi i juaj, sidomos nëse keni një madhësi pak të tepërt. Veshja e bluzave që kanë pjesën e jakës të mbyllur do të tërheqin vëmendjen në zonën mbi gjoks, apo veshja e një ngjyre në tërë kostumin tuaj mund të arrijë efektin e reduktimit të madhësisë.

8. SYTJENAT MBËSHTETËSE

Gjetja e tipit të duhur të sytjenave mbështetëse mund ta bëjë madhësinë e gjoksit tuaj të duket e mjaftueshme duke ju dhënë në të njëjtën kohë një pamje shumë natyrale. Konsideroni mbajtjen e një sytjene me tel formësues nga brenda, pasi që këto ju japin rehati dhe mbështetje e në të njëjtën kohë formësojnë gjoksin tuaj.

9. PROVONI SYTJENA ME UJË!

Më në fund një lloj i sytjenave më pak i shpeshtë që mund ta bëjë gjoksin tuaj të duket bukur është sytjena me ujë. Çdo lloj i sytjenave që vjen me mbushje me ujë, lëngje të tjera apo ndonjë lloj xheli mund të hyjë në këtë kategori dhe është një mënyrë e mahnitshme për t'i dhënë gjoksit tuaj një pamje natyrale dhe të krijojë iluzionin e madhësisë më të madhe.

(Kosova Sot Online)