Getet që shkatrrojnë celulitin

  • 28 November 2019 - 17:20
Getet që shkatrrojnë celulitin

Tingëllon sikur të ishte ndonjë gjë nga ndonjë film fantastiko-shkencor, por një kompani pohon se ka zbuluar një palë gete, që mund ta trajtojnë me sukses celulitin. Stofi për getet, gjithashtu në dispozicion në formë të shkurtër, përbëhet nga kristalet bioaktive, për të cilat kompania prodhuese 'Macom' thotë se e absorbojnë temperaturën e trupit dhe e kthejnë në trup në formë të rrezeve infra të kuqe, të cilat e mbështesin sintezën e kolagjenit.

STOFI BIOKRISTAL

Teoria është se rrezet më pas depërtojnë në lëkurë dhe e rrisin qarkullimin e gjakut, gjë që redukton mbledhjen e dhjamit në atë zonë dhe u lejon gjëndrave limfatike, që ta mënjanojnë dhjamin në mënyrë më efikase dhe ta shpërbëjnë celulitin. Forcimi i kësaj proteine të rëndësishme bën që lëkura të duket më e shëndetshme, më e lëmuar dhe më e re, thonë në kompani. Stofi biokristal quhet 'Emana', një fibër e re për të cilën është dëshmuar në teste të pavarura se e përmirëson rregullimin e temperaturës në trup, dhe se ndihmon mikro-qarkullimin e gjakut. Studimet shkencore të bëra nga 'Macom Medical' kanë zbuluar që elasticiteti i lëkurës rritet për deri në 12 për qind, kur getet mbahen të veshura për gjashtë orë në ditë në një periudhë prej 2 muajsh. Materiali gjithashtu përdoret nga kirurgët, sepse mund të ndihmojë në trajtimin pas operacionit për t'i përmirësuar rezultatet dhe kohën e shërimit.

MATERIAL QË SIGURON REHATI MAKSIMALE

'Macom' e përdor teknologjinë 'Enama', por e ka shfrytëzuar atë në mënyrë të duhur në aspektin e peshës dhe dizajnit për t'i ofruar rezultatet e demonstruara klinike. "E tërë kjo ka të bëjë me peshën e duhur të stofit 'Emana' të përdorur për ta gjetur ekuilibrin e duhur mes rehatisë së skajshme dhe rezultateve më të mira. Nëse dizajni nuk është i duhuri, nuk do të funksionojë mirë. Mënyra se si 'Macom' e ka shfrytëzuar këtë material siguron rehati maksimale dhe ofron katër dobi të rëndësishme: efikasitetin e rritur, kohën më të shpejtë të përtëritjes, lëmimin e lëkurës dhe elasticitetin më të mirë të lëkurës. Nëse nuk kombinohet pesha e duhur e stofit, atëherë këto rezultate nuk mund të materializohen", ka thënë një zëdhënës i kompanisë.  


(Kosova Sot Online)