Shtatë mënyra të lehta për heqjen e grimit nga sytë

  • 30 November 2019 - 10:07
Shtatë mënyra të lehta për heqjen e grimit nga sytë

Heqja e grimit nga sytë shpesh është një punë e mundimshme. Produktet të cilat mund t'i blini, shpesh nuk e kryejnë punën në mënyrë kualitative.

SHAMPOJA PËR BEBE

Shtojeni një pikë të kësaj shampoje në pambuk dhe përdoreni për heqjen e grimit nga sytë.

REGJENERATORI I FLOKËVE

Është një produkt të cilin e kanë thuajse të gjitha femrat. Në pikë e këtij produkti dhe grimi do të zhduket.

YNDYRA BIMORE

Yndyra bimore paraqet një zëvendësim të mirë për yndyrat me prejardhje shtazore dhe e bën lëkurën shumë të butë. Ajo është e mrekullueshme jo vetëm për heqjen e grimit, por edhe për mirëmbajtjen e fytyrës.

VAZELINA

Vazelina është ideale për heqjen e grimit rezistent ndaj ujit. Qitni pak vazelinë në pambuk dhe hiqeni grimin e syve. Më pas lyeni edhe sytë.

VAJI NGA FARAT E RRUSHIT DHE VAJI I RICINIT

Receta: 3 lugë vaj nga farat e rrushit 1 lugë vaj ricini Qiteni vajin në filxhan dhe përzieni mirë. Kjo është një recetë e mrekullueshme për femrat me lëkurë të ndjeshme.

VAJI I JOJOBËS

Receta: 1 lugë vaj jojobe 2 lugë ujë Përbërësit përzieni dhe përdorni për heqjen e grimit nga tërë fytyra. Ky vaj nuk shkakton reagime alergjike dhe është i mirë për femrat me lëkurë të ndjeshme.

PËRZIERJA E VAJRAVE BIMORE

Përzieni pjesët e njëjta të vajit të ullirit, të ricinit dhe vajit të rrepkave, për ta përfituar një produkt të mrekullueshëm për heqjen e grimit.

(Kosova Sot Online)