Tretrmani që praktikojnë yjet e Hollivudit për të humbur peshë

  • 03 December 2019 - 17:44
Tretrmani që praktikojnë yjet e Hollivudit për të humbur peshë

Yjet e Hollivudit shpeshherë na mahnitin me dukjen e tyre dhe fakti që ato duken aq bukur në fustanet e dizajnerëve na bën të mendojmë që ato i janë nënshtruar dietave për muaj të tërë, mirëpo një zbulim që është bërë kohëve të fundit mund t'ju bëjë të mendoni ndryshe. Një tretman revolucionar largon 15 centimetra nga stomaku, të pasmet dhe ijët tuaja. Duket shumë e vështirë për t'u besuar, apo jo? Mirëpo, kjo është një gjë shumë e mirë për femrat që janë të zëna dhe që kanë dëshirë të duken bukur.

TRAJTIMI ME VAJ

Vicky Kerrigan, një terapiste e bukurisë na shpjegon më shumë gjëra rreth kësaj terapie të re. Bashkë me prononcimet e saj kemi edhe njërën prej klienteve, e cila është ndarë shumë e kënaqur nga tretmani. Vicky thotë që tretmani përmban trajtimin e lëkurës së trupit me vaj, e më pas mbështjelljen e tij me najlon që e nxit krijimin e nxehtësisë brenda tij, femra duhet të qëndrojë e mbështjellë për një orë. Përveç që zvogëlon sasinë e yndyrës në trup, ky tretman është i mirë edhe për përmirësimin e celulitit dhe shenjave të tjera. Solucioni i vajit duhet të përmbajë ekstrakte të dëllinjës dhe selvisë, pasi që ato nxisin krijimin e një substance kimike që e përshpejton tretjen e yndyrës në veshkë. "Tretmani është shumë i mirë për ato femra që kërkojnë të duken më të dobëta për ndonjë eveniment të caktuar", thotë Vicky.

KONSUMIMI I UJIT

Tri ditë para se t'i nënshtrohet tretmanit, femra duhet ta pastrojë veshkën duke qëndruar larg alkoolit, kafeinës dhe ushqimeve të yndyrshme, pasi që veshka duhet të jetë e pastër në mënyrë që të arrijë të përpunojë yndyrën e tepërt që do të largohet nga trupi. Femrat duhet të konsumojnë sasi të madhe të ujit, pasi nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë tretmani mund të mos ketë efekt për shkak të dehidrimit. Njëra nga klientet e Vicky-t tregon për eksperiencës e saj. Ajo thotë që në fillim nuk kishte besuar dhe i ishte dukur çmenduri të paguajë 80 euro për një mbështjellje, mirëpo pasi kishte bërë matjet ajo i ishte nënshtruar tretmanit dhe kishte mbetur e habitur kur pas një ore kishte humbur 0.5 cm nga të dy pulpat e këmbëve dhe nga të dy duart, 1 centimetër nga beli dhe 2.5 centimetra nga ijët. "Kisha humbur nga 1.5 centimetra në të dy kofshët e epërme dhe nga një centimetër nga kofshët e poshtme", thotë klientja e Vicky-t. "Gjëja më e mirë e kësaj terapie është se efekti nuk i humbet për një kohë të gjatë, ndonëse nuk qëndron në formën e njëjtë duhen muaj për t'u kthyer në numrat që keni qenë para tretmanit. Gjithsesi, ky tretman është zgjidhja më e mirë për femrat që dëshirojnë të duken me të dobëta për ndonjë mbrëmje të veçantë", ka përfunduar Vicky. 

(Kosova Sot Online)