Mënyra e lehta e aplikimit të përkryer të "eyeliner"-it

  • 04 December 2019 - 10:27
Mënyra e lehta e aplikimit të përkryer të

Thuhet që sytë janë pasqyrë e shpirtit, andaj është shumë e rëndësishme që t'ju kushtoni vëmendje dukjes së tyre. Njëra nga pjesët më të rëndësishme të grimit të syve është aplikimi i "eyeliner"-it, e për t'ju ndihmuar në këtë aspekt, ne ju kemi sjellë një mënyrë të lehtë për aplikimin e përkryer të "eyeliner"-it .

LLOJET E "EYELINER"-it

Kemi dy lloje të "eyeliner"-ëve: në formë të lëngët dhe në formë lapsi. "Eyeliner"-i në formë lapsi është më lehtë të aplikohet, pasi që krijon një dukje më të butë si dhe nuk është se kërkon shumë precizitet, ndërsa, për aplikimin e "eyeliner"-it në formë të lëngët ju duhet të jenë më precize dhe rrjedhimisht më profesionale.

HAPI I PARË ËSHTË PËRDORIMI I LAPSIT

Fillimisht, është e rëndësishme të aplikohet sasia e nevojshme e "eyeliner"-it në formë lapsi në vijën e qerpikëve. Filloni me pjesën e brendshme të linjës së rrënjëve të qerpikëve, për të vazhduar më pas me pjesën e jashtme të tyre. Këtë proces e bëni fillimisht në qerpikët e poshtëm, për të vazhduar më pas me ata të epërm.

HAPI I DYTË ËSHTË APLIKIMI I "EYELINER"-IT NË FORMË TË LËNGËT

Për t'i dhënë një dukje më tërheqëse syve tuaj është e rëndësishme që përmbi pjesën ku keni aplikuar "eyeliner"-in në formë lapsi, ta aplikoni "eyeliner"-in e lëngët. Gjithsesi, mos harroni që para përdorimit ta tundni mirë kutinë e "eyeliner"-it të lëngët, ndërsa, skajet e mprehta gjithmonë duhet krijuar me "eyeliner"-in e lëngët.

(Kosova Sot Online)