Nuancat e buzëkuqit gjatë ditëve dimërore

  • 05 December 2019 - 10:17
Nuancat e buzëkuqit gjatë ditëve dimërore

Dimri është periudhë ideale që ta ngrohni paksa "atmosferën" me nuancat adekuate të buzëkuqit, i cili do të ndikojë më tepër në theksimin e flokëve, syve, faqeve tuaja... Ja cilët janë buzëkuqtë që preferohen më së shumti për stinën e dimrit:

BUZËKUQTË MË TË MIRË PËR TAKIME

Asgjë nuk e tërheq më shumë vëmendjen sesa buzëkuqi i zjarrtë, me ngjyrë të kuqe. Ai është ideal për daljet gjatë mbrëmjeve!

MË TË MIRËT GJATË DITËS

Nuanca koralore është ideale për rastet dhe takimet gjatë ditës - nga dalja në kafe me shoqe, e deri te takimet afariste.

BUZËKUQTË MË TË MIRË PËR ZESHKANET

Ngjyra e verës së kuqe iu rri për mrekulli zeshkaneve dhe atë mund ta bartni si në variantet ditore, po ashtu edhe në mbrëmje. Ajo përshtatet për mrekulli me ngjyrën e flokëve tuaja, e preferohet që grimin e syve ta veni në minimum.

BUZËKUQTË MË TË MIRË PËR BIONDET

Nuanca rozë përshtatet për mrekulli me flokët e verdha. Për ta arritur efektin më të mirë, përdoreni këtë buzëkuq të kësaj nuance, i cili përmban xixa shkëlqyese.

BUZËKUQI MË I MIRË PËR LESHKUQET

Nuanca e ngjyrës së kuqe, me detaje të ngjyrës rozë, është si e bërë për femrat leshkuqe. Kjo nuancë thekson më shumë atë ngjyrë të mrekullueshme të flokëve dhe i rri mirë tërë fytyrës.

(Kosova Sot Online)