Mundimet gjatë shtatzënisë i zbut xhenxhefili, menta dhe nenexhiku

  • 07 December 2019 - 13:32
Mundimet gjatë shtatzënisë i zbut xhenxhefili, menta dhe nenexhiku

Më shumë se gjysma e femrave gjatë shtatzënisë vuajnë prej të vjellave në shtatzëni, e cila përfundimisht është një ndër shfaqjet më të pakëndshme. Më së shumti bëhet fjalë për të vjellat në mëngjes në tremujorin e parë të shtatzënisë, por te 10-20 për qind e femrave këto dhimbje mund të zgjatin gjatë gjithë shtatzënisë. Mundimet konstante, të cilat nuk mund të kontrollohen mund të sjellin deri në dehidrim, humbjen e vitaminave dhe mbipeshën, e kjo mund të rregullohet nëse shtriheni në spital dhe pranoni infuzion. Për fat, shpeshherë është e mundshme t'i zbutni mundimet.

Shtatzënat duhet të shmangin ushqimin tepër të erëzuar dhe shumë të yndyrshëm dhe ushqimet me aromë të tepërt. - Niveli i ulët i sheqerit në gjak shkakton urinë që mundet të ndikojë në të vjella, e sidomos kjo në muajt e fundit të shtatzënisë, kur foshnja është tepër e madhe. Pijet të cilat parandalojnë shfaqjen e mundimeve duhet të jenë të ftohta dhe të freskëta si limonada, uji mineral apo lëngjet nga portokalli i shtrydhur. - Luftues i shkëlqyeshëm kundër mundimeve është lëngu nga xhenxhefili në kombinim me gjethet e mentës. Tri bimët bazë që zvogëlojnë mundimet janë xhenxhefili, menta dhe kamomili. Te shtatzënat mundimet i nxitin edhe pijet e ngrohta, si kafeja apo kakao, kështu që konsumimin e tyre duhet zvogëluar, e duhet të pini çaj të vakët nga menta apo kamomili apo menta, të cilat e qetësojnë lukthin dhe zorrët. Edhe ushqimet e grimcuara të njelmëta mund të ndihmojnë në largimin e mundimeve. Marrja e vitaminave B6 po ashtu ndihmon. Pos me mundimeve, shtatzënat kanë probleme edhe me të djegurat në gjoks, apo urthin, që mund ta zvogëlojnë duke konsumuar badem.

(Kosova Sot Online)