Dëshironi buzë të trasha, kjo është metoda ideale

  • 07 December 2019 - 17:54
Dëshironi buzë të trasha, kjo është metoda ideale

Buzë të bukura mund të kemi edhe pa i fryrë dhe pa grim të tepruar. Duke dashur t’i theksojmë buzët, shpeshherë e teprojmë dhe ato duken aspak natyrale. Mos mendoni të bëni botoks e injeksione të tjera, por ndiqni disa truke të vogla. Ka rëndësi që gjithmonë t’i trajtoni buzët dhe t’u bëni piling. Një furçë dhëmbësh mund t’ju ndihmojë për këtë. Masazhoni buzët me të. Kështu do të hiqni qelizat e vdekura, do të stimuloni qarkullimin e gjakut dhe do të keni buzë më të plota. Pilingun mund ta bëni me një përzierje të sheqerit kaf me mjaltë, lëng limoni dhe vaj ulliri. I lyeni buzët me të, mbajeni 15-20 minuta dhe shpëlajini me ujë të vakët. Pastaj lyejini me balsam.


Një pikë vaj mente përziejeni me pak balsam dhe me të lyeni buzët. Mund të ndieni pak djegie, prandaj mos e teproni me të! Një pikë mjafton që buzët të duken më të plota për pak kohë. Në vend të mentës, mund të përdorni edhe vaj kanelle. Mjalti mund t’ju shërbejë si balsam natyral për buzët. Ai i zbut buzët dhe i bën më të shkëlqyera.


Në një enë përzieni ½ lugë krem hidratues, ¼ lugë kafeje të bluar dhe ¼ lugë kripë. Me këtë përbërje lyejini buzët, i masazhoni për pesë minuta dhe fshijini me një peshqir të lagur me ujë të vakët. Buzët mund të trajtohen edhe me ushqim të shëndetshëm. Rekomandohet të pini 2 deri në 3 gota ujë me lëng limoni të freskët. Në këtë mënyrë buzët do të bëhen më të buta dhe më të njoma. Krahas kësaj, do të keni edhe organizëm shumë më të shëndetshëm.


Në fund mbetet grimi. Kujdes që të mos e teproni, sepse kështu mundi me trajtimet e mësipërme do t’ju shkojë dëm. Lyejini me laps me ngjyrë të ngjashme me atë të buzëve tuaja. Përdorni nuancë me ngjyrë të çelët, sepse i bën buzët të duken më të plota. Mos përdorni ngjyra të errëta! Vizatojini pak buzët me laps të bardhë, sepse ekspertët thonë se kjo mënyrë është e mirë për ato që kanë buzë të holla.

(Kosova Sot Online)