Tretmanët e bukurisë që bëjnë çudira brenda natës

  • 09 December 2019 - 10:13
Tretmanët e bukurisë që bëjnë çudira brenda natës

Tretmanët, që e kryejnë punën e tyre brenda natës, janë të mrekullueshme, pasi që e kryejnë efektin e tyre gjatë kohës kur ju jeni në gjumë. Andaj, nëse në të kaluarën kurrë nuk keni provuar trajtimet e tilla, ju preferojmë që të mos humbni kohë pa e provuar.

1. VAZELINA

Vazelina është një produkt çudibërës sa u përket trajtimeve të bukurisë. Varësisht prej pjesës që dëshironi ta trajtoni, vazelina duhet të aplikohet pak kohë para se të shkoni në shtrat. Mbathni dy palë çorape pasi t'i keni trajtuar këmbët me vazelinë dhe të nesërmen këmbët tuaja do të jenë më të buta. Aplikoni vazelinë në buzët e thara, në mollëza apo në kapakë të syve.

2. PUDRA

Sipas disa ekspertëve të bukurisë, trajtimi i lëkurës me pak pudër, të pasur me veti minerale, është një mënyrë e përshtatshme për kontrollimin e irrtimeve të lëkurës.

3. KREMRAT ME VITAMINË A

Trajtimi i fytyrës me kremra që përmbajnë vitaminë A ndikon në reduktimin e rrudhave në fytyrë. Nëse rrudhat tuaja janë më të thella duhet të përdorni krem që përmban sasi më të madhe të vitaminës A.

4. SODA E BUKËS

Soda e bukës është shumë e rëndësishme për zbardhimin e dhëmbëve dhe atë gjatë kohës kur ju jeni në gjumë. Atëherë, trajtoni dhëmbët me sodë buke dhe zgjohuni me dhëmbë më të bardhë.

5. MASKA E FLOKËVE

Zakonisht femrat preferojnë t'i trajtojnë flokët e tyre me maska gjatë ditës, megjithatë, shumë stiliste rekomandojnë që flokët të trajtohen pak kohë para se të flini, në mënyrë që përbërësit e maskës ta kenë gjithë natën për të ndikuar në flokët tuaj.

(Kosova Sot Online)