Stili i syve "smokey" i Jennifer Lopez-it

  • 10 December 2019 - 11:38
Stili i syve

Jennifer Lopez ka qenë shumë aktive kohëve të fundit, ndërsa në secilën paraqitje ajo duket më e bukur. Megjithatë, një gjë që është vërejtur më së shumti në paraqitjet e saj të fundit. Fjala është për grimin e saj të syve, sekretet e të cilit i kemi paraqitur më poshtë.

1. Përdorni "eyeliner" të trashë në vend të hijezuesit të syve. "Eyeliner"- ët e trashë janë më lehtë të përdorën, ndërsa, gjatë aplikimit të "eyeliner"-it ju mund t'i trajtoni me më shumë kujdes skajet e syve.

2. Në skajin e brendshëm të kapakëve të syve filloni me një vijë të hollë, ndërsa duke e nxjerrë vijën jashtë, ajo duhet të trashet.

3. Pasi ta keni nxjerrë vijën e preferuar me "eyeliner" përdorni gishtin tregues (ose një brushë të vogël), për ta shpërndarë "eyeliner"-in në kapakun e syve derisa ta fitoni intensitetin e dëshiruar.

4. Veprimin e njëjtë përsëriteni edhe në linjën e poshtme të qerpikëve, duke pasur kujdes që linja në qerpikët e poshtëm të jetë më e hollë.

5. Përfundimisht, aplikoni maskarën tuaj të preferuar, duke e kombinuar me ngjyrën e "eyeliner"-it. Një tjetër këshillë e rëndësishme është që pjesa tjetër e grimit tuaj të mos jetë shumë e rëndë, në mënyrë që të mos krijohet përshtypja që e keni tepruar me grim.

(Kosova Sot Online)