Mjeku që e transformoi lëkurën e Victoria Beckham-it

  • 12 December 2019 - 17:45
Mjeku që e transformoi lëkurën e Victoria Beckham-it

Shenjat në lëkurë janë problemet që i bëjnë njerëzit të përdorin botoks, mbushës, laserë, tretmanë kimikë dhe shumë forma të tjera të operacioneve kozmetike. Pas të gjithave, kjo mund të ndikojë si emocionalisht, ashtu edhe fizikisht te një person, duke bërë që të mos ndiejë vetëbesim për pamjen e tij. Por, tani ka shumë gjëra që mund t'i bëni për të reduktuar paraqitjen e këtyre shenjave, madje edhe brenda dhomës suaj. 'Kam një reputacion global prej 30 vitesh si një dermatolog dhe ekspert në largimin e shenjave në fytyrë dhe në pikëpamjen time ka shumë abuzim të tretmanëve si botoksi dhe mbushësit. Në vend të tyre, ne duhet të fokusohemi në përmirësimin e gjendjes së lëkurës nëpërmjet pastrimit, largimit të qelizave të vdekura e më pas ushqyerjes, ashtu që ta bindim lëkurën që të përmirësojë veten.

Ky është regjimi të cilin unë ia rekomandova Victoria Beckham-it për të larguar shenjat e saj në fytyrë dhe sot lëkura e saj është plotësisht e pastër dhe ende nuk ka përdorur aspak botoks. Eskfolimi i lëkurës (largimi i qelizave të vdekura) stimulon prodhimin natyral të proteinave në shtresat e sipërme të lëkurës, rrit qarkullimin e oksigjenit dhe inkurajon prodhimin e enzimave të proteinave në shtresën më të thellë të lëkurës 'stratum cornea', që nxit vetërikuperimin. Pastrimi largon të gjitha copëzat e mbetura të qelizave të vdekura, derisa aplikimi i një kremi hidratues, antioksidues ushqen dhe qetëson lëkurën. Por, në treg duhet të ketë më shumë se 10.000 produkte dhe brende të ndryshme për kujdesin e lëkurës, secili duke bërë deklarata heroike për rezultate dramatike e duke krijuar në këtë mënyrë vetëm konfuzion. Kështu që më lejoni t'jua shpjegojë se çka duhet të bëni dhe çfarë produktesh duhet të përdorni për të reduktuar shenjat më të shpeshta.

Në një pikë të caktuar në jetën e tyre, rreth 99% e popullatës së botës kanë akne, pa marrë parasysh a është fjala për pika të kuqe, puçrra me qelb apo puçrra që ju dhembin, të cilat shkaktohen nga prodhimi i tepërt i yndyrës në lëkurë. Dhe, pasi që aknet janë kaq të shpeshta, ashtu janë edhe shenjat që ato lënë pas, transmeton "Kosova Sot Online".

TRETMANI NË SHTËPI

Sapo të jenë larguar aknet, ju do të mbeteni me 'kratere', apo shenjat e lëna pas nga to në formë të pikave të kuqe ose të kafenjta. Për t'i larguar ato, ju duhet të bëni një eksfolim (largim të qelizave të vdekura), pastrim dhe hidratim, si një regjim që do të zgjasë për tre deri në gjashtë muaj. Eksfolimin duhet ta bëni çdo natë ose një herë në dy net, nëse keni lëkurë të ndjeshme, për të stimuluar ripërtëritjen e qelizave. Unë e kam vizituar Victoria-n për vite të tëra dhe kjo është mënyra se si ajo e transformoi lëkurën e saj. Eksfoliatorë të mirë janë ata që përmbajnë edhe komponentë mekanikë, si bikarbonati i natriumit, oksidi i magnezit apo kristalet e kuarcit dhe një enzimë të proteinave, siç është komponenti i një ekstrakti natyral të kungullit apo shegës. Këta komponentë mekanikë janë natyralë, jotoksik, që shkaktojnë përmirësimin e shtresës së sipërme të lëkurës, e cila stimulon transferin e oksigjenit. Nëse shenjat e akneve mbesin ende të dukshme pas gjashtë muajve, ju mund të keni nevojë për një tretman me laser ose një tretman kimik (zhveshje kimike të lëkurës). Komponenti enzimatik, zakonisht një ekstrakt i bimëve, ndihmon në tretjen e ngjitësit mes qelizave të vdekura të lëkurës.

SHENJAT E PASLINDJES NË BARK

Gjenetikisht femrat janë të predispozuara për të pasur shenja të tilla pas lindjes së fëmijës, pasi që fibrat e lëkurës, siç është kolagjeni dhe indi elastik, fillojnë që të lëshohen. E tëra që ju duhet është të përdorni retinol, i cili ju ndihmon në fillimin e procesit të vetëriparimit dhe ndërtimin e një matrikse më të re të kolagjenit. Kështu që pas pastrimit të trupit mund të ushqeni lëkurën me krem retinoli. Kërkoni nga farmacisti një krem që përmban një apo dy për qind retinol. Një e katërta e bebeve në Britani lindin me anë të prerjes cezariane, kjo shifër është ekuivalente me 200.000 bebe në vit, dhe shumica e të famshmeve në Hollivud preferojnë këta tretmanë. Prerja e mjekut në këtë rast gjendet në fund të barkut.

TRETMANI NË SHTËPI

Prisni derisa plaga e juaj kirurgjike të shërohet dhe të largohen penjtë, zakonisht dy javë. Pas kësaj, sa më shumë që e vononi procesin e rishfaqjes, aq më pak përmirësim do të keni. Një plagë më e re se 30 ditë rikuperohet më shpejtë. Shenja kërkon të njëjtin tretman si shenjat e lindjes natyrale, në bark. Duhet ta pastroni dhe ta ushqeni me krem hidratues që përmban retinol për tre deri në gjashtë muaj.

(Kosova Sot Online)