Me ngjyrën rozë dikur identifikoheshin meshkujt, por pse sot është e kundërta?

  • 13 December 2019 - 08:43
Me ngjyrën rozë dikur identifikoheshin meshkujt, por pse sot është e kundërta?

Është e integruar në mendjen tonë ta shohim ngjyrën rozë si ngjyrë për vajza dhe ngjyrën e kaltër për djem, e veçanërisht kur është fjala për fëmijë. Por, nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Dikur ‘burrëri’ kishte qenë edhe veshja e djalit me rroba me ngjyrë rozë.

Eksperti i ngjyrave dhe ligjëruesi Gavin Evans ka treguar për ‘Business Insider’ se ekzistonin reklama në vitet e fundit të shekullit 19 dhe në vitet e hershme të shekullit 20, të cilat u sugjeronin nënave t’i vishnin djemtë bebe me ngjyrë rozë për t’u bërë burra të mëdhenj në të ardhmen, dhe t’i vishnin vajzat me ngjyrë të kaltër nëse dëshironin të bëheni femërore.

Evans shpjegon përse ka ndodh kjo:

“Kjo këshillë kishte qenë mjaft e përhapur, dhe ekzistonin disa arsye prapa kësaj këshille. Në disa pjesë të Evropës, ngjyra e kaltër për një kohë të gjatë ishte konsideruar ngjyrë femërore për shkak të ngjyrës së supozuar të kostumit të Virgjëreshës Maria”.

Ndërsa sa i përket ndryshimit të rolit mes këtyre dy ngjyrave – pra sot ngjyra rozë “është për vajza” dhe ngjyra e kaltër “është për djem” – thotë se faji për këtë i përket agjencive të marketingut.

(Kosova Sot Online)