Mjetet më të mira të konturimit

  • 14 December 2019 - 14:21
Mjetet më të mira të konturimit

Megjithëse preferohet që versionet më ekstreme të lihen në duar të profesionistëve, një sasi e lehtë e konturimit ia jep fytyrës suaj atë efektin 'HD' dhe shton dimension në tenin e njëjtë të sherkut tuaj. Pa marrë parasysh a jeni e re në provimin e këtij trendi, apo ende nuk ia keni marrë dorën si duhet, ju mund të bazoheni në shembujt e mëposhtëm për mjetet dhe mënyrën më të mirë të arritjes së konturimit.

PËR FILLESTARE: "BENEFIT'S 10"

Ju duhet ta mësoni artin e krijimit të mollëzavetë theksuara, por nëse vetëm mendimi i përdorimit të pudrës për skuqjen e mollëzave ju frikëson, ju mund të përdorni një paletë ngjyrash që përbehet vetëm nga dy ngjyra, një më e errët se lëkura e juaj dhe një më e hapur se teni i lëkurës suaj. Kjo që shihet në foto, e markës "Benefit's 10" është një paletë 2 në 1 që kombinon një ten më të hapur si të shampanjës dhe një bronzer pak më të errët ua lehtëson punën shumë, duke përfshirë edhe një brushë drejtkëndëshe që ju ndihmon të arrini pamjen e përkryer. Vendoseni pjesën me ngjyrë më të hapur sipër, dhe pjesën më të errët nën mollëza.

NIVELI MESATAR: "MARC JACOBS: INSTAMARC CONTOUR"

Nëse e keni provuar disa herë këtë teknikë, por metoda e juaj ende është larg pamjeve të yjeve të Hollivudit, ju mund të provoni një rutinë shumë më të lehtë të konturimit që mund të arrihet nëpërmjet pudrës për konturim nga 'Marc Jacobs'. Përderisa vjen me tri versione për t'u përshtatur me çdo ten të lëkurës, secila prej tyre është e pajisur me gjithçka që ju nevojitet, një pudër për hijezim, një për theksim. Për shkak se dy tenet komplementojnë njëri-tjetrin në mënyrë të përkryer, ju nuk keni nevojë të përdorni tepër dhe të krijoni një shkëlqim të tepërt. Vendoseni ngjyrën e errët nën nofull, nën mollëza, anash mbi ballë dhe anash hundës.

NIVELI I AVANCUAR: 'ANASTASIA PREMIERE CONTOUR'

Megjithëse ai konturimi i tepërt si Kim Kardashian nuk është praktik për jetën e përditshme ju mund ta krijoni atë pamje tashmë pa problem për shkak se e keni provuar qindra herë dhe e keni gjetur teknikën më të përshtatshme për ju. Nuk keni nevojë për këshilla shtesë për shkak se dini si ta përdorni secilën hije. Për ju preferohet brendi 'Anastasia' me pudrën e tyre të konturimit 'Premiere Contour', që thekson lëkurën dhe e mbron nga mbyllja e poreve.

NIVELI PROFESIONAL: 'MEHRON CELEBRE PRO-HD'

Kjo paletë është për profesionistet, duart e të cilave sfidojnë edhe grimerët e artistëve hollivudianë. Ju mund ta transformoni një fytyrë plotësisht të paformësuar në një fytyrë artisteje vetëm me një paletë të tillë. 'Mehron's Pro-HD Cream Contour' vjen me 12 ngjyra të ndryshme, nëpërmjet të cilave ju mund të krijoni secilën ditë një tjetër lloj konturimi, por me po aq profesionalizëm. Ato janë të pasura me vitaminë E, aloe vera dhe ekstrakt të shegës për ta mbajtur lëkurën të hidratuar.

(Kosova Sot Online)