Hiqeni dhjamin nga barku me 6 hapa!

  • 14 December 2019 - 17:18
Hiqeni dhjamin nga barku me 6 hapa!

Dieta e Marla Heler, ekspertes së mënyrës së të ushqyerit, është bërë një hit i vërtetë në SHBA, pasi që nuk kërkon numërim të kalorive, orë të vrapimit në shiritin lëvizës ose mënyrë të pashëndetshme të të ushqyerit. Thuhet se pas vetëm dy javësh jep rezultate të shkëlqyeshme në heqjen e dhjamit nga barku. Krejt çfarë duhet të bëni është që t'i ndiqni këta gjashtë hapa.

1. Konsumoni tri shujta në ditë, plus tri mes-shujta;

2. Shmangini aktivitetet intensive fizike; në vend të tyre 30 minuta në ditë ushtroni jogë ose ecni;

3. Shkoni më herët për të fjetur;

4. Pini mjaftueshëm lëngje, shmangeni kafeinën, i pini tetë gota me ujë në ditë (efektin e njëjtë si uji e kanë edhe lëngu i perimeve dhe çaji i bimëve);

5. Konsumoni sasi mesatare të ushqimeve të njelmëta;

6. Relaksohuni dhe jini optimistë. Mendoni në lidhje me faktin se si efektet pozitive do të jenë të dukshme shumë shpejt.

(Kosova Sot Online)