Disa këshilla bukurie për gratë shtatzëna

  • 20 December 2019 - 19:45
Disa këshilla bukurie për gratë shtatzëna

Shtatzënia ndryshon çdo aspekt të një gruaje, dhe disa ndryshime shpesh shkaktojnë edhe pa rehati të cilat nuk mund të zgjidhen me rutinën tonë që jemi mësuar.

Prandaj, për të gjithë gratë shtatzëna ne kemi përgatitur një listë me këshilla bukurie të cilat duhet të i ndiqni.

Pini sa më shumë ujë

Gjatë shtatzënisë prodhimi i lëngut amniotik, volumi i gjakut rritet duke shkaktuar marramendje tek gratë shtatzëna për shkak se ato dehidratohen shpejtë. Pini aq sa mundeni, preferohet ujë.

Lëkura dhe barku

Për t’i zhdukur shenjat në stomak, ju duhet ta hidratoni lëkurën me kremra të posaçëm. Produkte të shumta prodhohet posaqërisht për këtë siç janë Elancyl dhe Pois de senteur.

Flokët

Gjatë shtatzënisë disa gra përjetojnë humbje të flokëve, ndërsa disa të tjera një shtim të tyre. Nëse jeni duke përjetuar humbje, atëherë ju keni mungesë ushqyese, konkretisht mungesë të proteinave, duke shkaktuar humbje të flokëve. Flisni më mirë me doktorin tuaj.

Aknet

Shumica prej grave shtatzëna vuajnë nga aknet, kjo për shkak hormoneve. Pastrojeni fytyrën rregullisht, dhe mos hani sheqerna të përpunuar.

Këmbë të rënduara

Kjo gjendje është shumë e zakonshme tek gratë shtatzëna. Për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe ënjtjen, vendosni këmbët e juaja në një jastëk kur jeni të shtrira apo edhe të ulura.

(Kosova Sot Online)