Si të ndihmojmë fëmijën të zhvillojë besimin në vetvete

  • 21 December 2019 - 10:27
Si të ndihmojmë fëmijën të zhvillojë besimin në vetvete

Vetëbesimi është themeli i mirëqenies së fëmijës dhe çelësi i suksesit si një i rritur. Prindërit janë burimi kryesor i ndjenjës së vetëbesimit te fëmijët. Mungesa e vetëbesimit çon në probleme të sjelljes.

Si të rrisni një fëmijë me vetëbesim:

Zhvilloni aktivitete për fëmijën

Një fëmijë që nuk ka besim në vetvete do të refuzojë atë që i propozojmë, jo sepse i mungon dëshira, por nga frika se nuk do të jetë në lartësinë e duhur. Ndihmojeni fëmijën të marrë pjesë në aktivitete të reja apo të pranojë ato që i propozojnë shokët.

Zgjidhni fjalët

Nëse fëmija ka bërë një gabim, kritikoni aktin në fjalë dhe jo fëmijën.

Mos bëni krahasime me vëllezërit e motrat

Bëni kujdes kur flisni në mes të rriturish dhe mësoni të pranoni fëmijën tuaj me interesat dhe cilësitë personale.

Propozojini fëmijës t’i shkruajë frikërat e tij

Propozojini fëmijës të imagjinojë veprime që ai ka vështirë t’i bëjë apo t’i thotë. Më pas, për çdo frikë të tij, kërkojini të përcaktojë të gjitha pasojat e mundshme: p.sh. frika se mos skuqet dhe të tjerët tallen me të.

Jepini fëmijës përgjegjësi

Besojini fëmijës përgjegjësira të vogla të realizueshme të jetës së përditshme, që nuk i duken si një detyrim. Kërkojini të bëjë ndonjë blerje të vogël, t’ju ndihmojë në punët e shtëpisë.

Tregojini që keni besim tek ai

Evitoni vëzhgimin pa ndërprerje të aktiviteteve të tij. Përgëzojeni për atë që ka arritur, para se të vini në dukje atë që ai nuk e ka bërë siç duhet.

Mbrojeni fëmijën

Për të pasur besim në vetvete, fëmija duhet të ndjehet i mbrojtur dhe i përkrahur. Mbrojeni fëmijën e nga objektet dhe situatat shumë të rrezikshme.

Shikoni nëse nevojat e tij përmbushen (gjumi, ushqimi, shëndeti, dashuria).

Nëse shihni se fëmija juaj ka humbur vetëbesimin, kërkoni faktorin që e ka shkaktuar

Mospërfillja e një mësuesi, mungesa e shoqërisë në klasë, sëmundje apo depresion i ndonjërit nga prindërit, ndryshimi i banimit, divorci, etj., janë shkaktarë të dëmshëm në sjelljen e tij.

Mos e teproni me ato që prisni prej tij

Pritjet dhe kërkesat e tepruara mund të jenë origjinë e frenimit të fëmijës tuaj. Nga frika e dështimit, mund të ndodhë që fëmija nuk ka më guxim për të marrë iniciativa në çdo lloj fushe.

(Kosova Sot Online)