Recetë kundër qarqeve të errëta rreth syve

  • 21 December 2019 - 12:30
Recetë kundër qarqeve të errëta rreth syve

Nganjëherë provoni shumë kremra të ndryshëm për t'i luftuar qarqet e errëta rreth syve, por shpesh me rezultate më pak të dukshme. Provojeni këtë recetë interesante shtëpiake dhe do të befasoheni me të vërtetë këndshëm.

PËRBËRËSIT

Bimët: sherbelë, kamomil, majdanoz. Të thara ose të freskëta. E merrni nga një gjysmë luge gjelle nga secila. Ua qitni 200 ml ujë të valë. E lini të mbuluar për dy orë. Më pas e qitni në këllëfë për akull dhe e vendosni në pjesën për ngrirje të frigoriferit. Në mëngjes dhe mbrëmje butë i fërkoni zonat rreth syve me një kokërr akulli. Për t'u absorbuar, mos e lani dhe fshini fytyrën. Menjëherë pas trajtimit qarqet do të duken edhe më të errëta, por mos keni frikë, kjo ndodh për shkak se lëkura skuqet nga të ftohtit. Por, pas pak minutave çdo gjë kthehet në normale. Nëse do të jeni më e qëndrueshme në qëllimin tuaj që t'i hiqni qarqet e errëta nën sy, shumë shpejtë do t'i harroni korrektorët.

(Kosova Sot Online)