Kjo bukuroshe s’i ka prerë flokët që kur ishte e vogël

  • 24 December 2019 - 14:19
Kjo bukuroshe s’i ka prerë flokët që kur ishte e vogël

Alena po e jeton një jetë si princeshat e përrallave, me flokët e saj 1.8m të gjatë që e bëjnë të duket si Rapunzel dhe të cilat e prekin tokën kur ajo ecën.

34-vjeçarja nuk i ka prerë flokët që nga mosha 5 vjeçare dhe beson se bukuria e vërtetë e një vajze qëndron tek gjatësia e flokëve të saj.

Ajo e hapi faqen e saj në Instagram vitin e kaluar, duke postuar fotografi të pabesueshme të cilat ia grumbulluan asaj menjëherë 13mijë ndjekës. Alena thotë se shpesh merr propozime për martesë nga meshkuj të ndryshëm përreth botës, me disa madje që i kërkojnë asaj t’i marrin erë flokëve të saj.

Pavarësisht kësaj, modelja e Instagramit thotë se qeshë me kërkesat e tilla dhe nuk e ka marrë asnjë seriozisht deri më tani.

(Kosova Sot Online)