3 prodhimet më të mira të grimit për vetulla

  • 27 December 2019 - 12:12
3 prodhimet më të mira të grimit për vetulla

Është vështirë ta zgjedhësh një prodhim karshi gjithë këtyre prodhimeve të ndryshme (laps, dyllë, gërxhorë, krehër, pudër). Në vijim ju paraqesim disa nga prodhimet më të mira për theksimin e vetullave.

LAPS PËR VETULLA

Ky është prodhimi më i rëndësishëm që duhet ta mbani afër. Me ndihmën e lapsit, mund t'i definoni vetullat tuaja, t'i rrisni apo ta zvogëloni intensitetin e tyre. Preciziteti është kyç, nëse dëshironi që lapsin ta aplikoni në mënyrën e duhur. Për dukje sa më natyrale përdorni lëvizje të lehta, me të cilat kopjoni vetullat tuaja, përkatësisht duke përcjellë linjën e tyre natyrale të rritjes. Nëse lapsi ka brushë në njërën anë, me ndihmën e saj krihni vetullat për ta theksuar ngjyrën.

PUDËR PËR VETULLA

Nëse keni vetulla të rralla, të pakta apo tepër të ndritshme, hija apo pudra për vetulla është zgjedhje ideale për zbukurim. Pudra krijon hijen nën vetulla, i bën që të duken më të plota dhe më të trasha. Me rëndësi është ta zgjidhni pudrën e ngjyrës së duhur dhe brushën e duhur për aplikimin e saj. Mjafton që me ndihmën e brushës ta aplikoni hijen në harqet tuaja, dhe me lëvizje ta arrini formën dhe ngjyrën e dëshiruar.

XHEL PËR VETULLA

Nëse dëshironi që vetullat të jenë të definuara dhe të theksuara, zgjedhja më e mirë është xheli për vetulla, e me ndihmën e tij vetullat do të fitojnë një dukje krejt natyrale. Xheli është prodhim shumë i dobishëm për personat që kanë vetulla të trasha dhe të shpeshta. Mjafton ta vendosni në pjesën e parme dhe në harqet e vetullave.

(Kosova Sot Online)