Trendi i ri në grim: Hijet në ngjyrë shampanje

  • 02 January 2020 - 08:18
Trendi i ri në grim: Hijet në ngjyrë shampanje

Në vend të trendit klasik ”smokey eyes” dhe grimit të errët, tash në trend janë hijet me ngjyrë shampanje, e “ambasadoret” kryesore të këtij stilit, natyrisht se janë bukuroshet më të famshme në botë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pos kësaj, kjo është zgjidhje e duhur për grimin gjatë ditëve të festave, të cilat tashmë i kemi në prag. Duke filluar nga Rihanna e deri te Gigi Hadid, të gjitha këto bukuroshe, kohëve të fundit sytë i grimojnë me përzierjen e nuancës së artë dhe rozë.

Pos se duket hatashëm dhe shumë elegante, një kombinim si ky i ngjyrave bën që sytë të duken më të pushuar, e u shkon për shtati të gjitha ngjyrave të syve, sidomos syve me ngjyrë të gjelbër dhe të kaltër. Shikoni se si bukuroshet e famshme e mbajnë këtë trend. 

(Kosova Sot Online)