Kujdesi ndaj buzëve gjatë dimrit

  • 03 January 2020 - 09:59
Kujdesi ndaj buzëve gjatë dimrit

Buzët e buta janë tregueset e para të bukurisë fizike. Pasi që lëkura në buzë thahet lehtë, dimrit duhet t'u kushtoni më shumë kujdes. Pa marrë parasysh se çfarë e ka shkaktuar dukjen jo tërheqëse të buzëve tuaja këshillat në vijim do të duhej t'ju ndihmojnë nëse tashmë keni buzë të thara, e gjithashtu të veproni në mënyrë parandaluese. - Në buzë aplikoni vetëm balsam natyral. - Mbrojtjen mund ta realizoni duke aplikuar gjalpë natyrale në buzë dhe ta lini në to për një kohë për të vepruar. - Para aplikimit të ngjyrës për buzë e aplikoni një losion bimësh ose balsam në buzë.

Një qeskë të çajit të zi e nxirrni nga uji i ngrohtë dhe e shtypni në buzë për disa minuta. Kjo do ta përmirësojë hidratimin natyral të buzëve. - Mos i lëpini buzët. - Një pjesë të hollë të garzës së pambukut e lyeni me gjalpë natyrale, e qitni mbi buzë dhe e mbani 20 minuta. - Para se të shkoni për të fjetur ngjyrën nga buzët gjithmonë e hiqni duke përdorur preparat bimor për pastrim, e më pas e aplikoni një shtresë të hollë të gjalpit. 

(Kosova Sot Online)