Pesë modele flokësh të përkryera për dimër

  • 03 January 2020 - 16:41
Pesë modele flokësh të përkryera për dimër

Në mënyrë që edhe gjatë këtij sezoni të dukeni moderne dhe tërheqëse, provojeni ndonjërën nga pesë modelet në vijim, të cilat janë të përkryera për dimër

Flokët e gjatë deri në klavikul

Nëse jeni në dilemë a t’i shkurtoni paksa flokët tuaj të gjatë apo jo, kjo gjatësi është ideale. Nuk është tepër e shkurtë, por as e gjatë dhe ideale për t’u mirëmbajtur. Nëse megjithatë nuk mundeni që të hiqni dorë nga flokët tuaj të gjatë, këtë gjatësi mund ta arrini përmes aksesorëve dimërorë – flokët mund t’i fshihni në jakë të xhaketës ose palltos, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Balluket e frymëzuara nga viti 1970

Duke pasur parasysh se vera e nxehtë ka kaluar qysh moti, tani është koha e duhur që t’i provoni balluket. Momentalisht janë të popullarizuara balluket e frymëzuara nga vitet e shtatëdhjeta të shekullit të shkuar: në mes janë më të shkurta, e bëhen gradualisht më të gjata derisa “shkojnë” drejt tëmthave. Ky model u përshtatet pothuajse të gjitha formave të fytyrave.

Valët dimërore

Nëse keni flokë të gjatë natyralë, provojini valët tërheqëse. Mjafton që t’i mbështillni pjesët e poshtme të flokëve (duke filluar nga mollëzat ose pak më poshtë), e pjesën tjetër e lini të drejtë.

Të drejtë dhe të lëmuar

Ndarje anash ose në mes, nuk ka lidhje! E rëndësishme është që majat të mos i keni të plasaritura dhe që flokët të qëndrojnë pak mbi klavikul.

Të shkallëzuar

Majat e flokëve tuaj me siguri janë dëmtuar, falë elementeve të verës (dielli, uji i njelmët, klori dhe gjëra të ngjashme), kështu që do të ishte mirë që t’i preni. Nuk do të gaboni edhe nëse i preni në model të shkallëzuar, sepse do të bëheni me një model që është i përkryer për dimër.

(Kosova Sot Online)