Formula e cila bën magji me flokët tuaja

  • 05 January 2020 - 17:29
Formula e cila bën magji me flokët tuaja

Flokët e thinjura janë shenja e parë e plakjes. Pleqëria është diçka nga e cila kemi frikë të gjithë, por që nuk kemi si t'i ikim. Kur femrat fillojnë të vërejnë qimet e bardha të flokëve, ato rëndom fillojnë që t'i ngjyrosin flokët, me ç'rast i ekspozojnë ato ndaj ngjyrave dhe substancave të ndryshme kimike, të cilat shpesh i dëmtojnë flokët, në vend se ta largojnë problemin. Por, çka mund të bëjmë? A ekziston ndonjë zgjidhje natyrore e cila i garanton rezultatet, pa efekte të dëmshme?

Nëse nuk e dini, pilingu i bërë me patate mund t'ju ndihmojë që ta ndalni procesin e thinjes së flokëve, duke ua rikthyer ngjyrën natyrore. Efikasiteti i këtij preparati është vërtetuar edhe nga Dr. Anthony Youn, i cili thotë se kjo metodë është më efikasja për zgjidhjen e problemit me flokë të thinjura. Duhet zier patatet në tenxhere dhe duhet lënë që të qëndrojnë për 30 minuta. Kullojeni tretësirën, lëreni që të ftohet dhe lani flokët më pas me këtë ujë. Përsëriteni procedurën disa herë dhe rezultatet nuk do të mungojnë. 

(Kosova Sot Online)