Këshilla për aplikimin e zbutësit të lëkurës

  • 08 January 2020 - 09:27
Këshilla për aplikimin e zbutësit të lëkurës

Aplikimi i kremit për zbutjen e lëkurës duket të jetë një proces i lehtë, mirëpo ky proces luan një rol të rëndësishëm në rutinën e hidratimit të lëkurës, andaj duhet t'i kushtoni rëndësi mënyrës se si e aplikoni, sidomos në ditët e ftohta të dimrit, kur lëkura juaj ka më shumë nevojë për mbrojtje.

SHPËRNDAJENI MIRË ZBUTËSIN

Nëse nuk e përhapni zbutësin njëtrajtshëm në gjithë fytyrën, atëherë rrezikoni që ai të grumbullohet në disa pjesë të lëkurës, duke bllokuar kështu poret, andaj është e rëndësishme që t'i kushtoni rëndësi shpërndarjes së kremit për zbutjen e lëkurës në gjithë perimetrin e fytyrës.

APLIKOJENI ZBUTËSIN MENJËHERË PAS PASTRIMIT TË FYTYRËS

Nëse prisni gjatë pas pastrimit të fytyrës, lëkura e fytyrës mund të dehidrohet, për shkak të kontaktit që ka me ajrin. Andaj, është tejet e rëndësishme që zbutësi të aplikohet menjëherë pasi që ta keni pastruar fytyrën apo pasi që të dilni nga dushi.

APLIKONI ZBUTËS EDHE NË LËKURËN E QAFËS

Është e rëndësishme ta mbani në mend që, përkundër faktit që mund të jetë krijuar përshtypja e kundërt, lëkura e qafës është po aq e rëndësishme sa edhe lëkura e fytyrës, andaj edhe meriton vëmendjen tuaj maksimale. Kësisoj, gjatë aplikimit të zbutësit dhe kremit për mbrojtje nga rrezet e diellit mos e harroni pjesën e qafës.

(Kosova Sot Online)