Si ta aplikoni pudrën në mënyrë të duhur?

  • 11 January 2020 - 11:16
Si ta aplikoni pudrën në mënyrë të duhur?

S humë femra përveç problemeve me zgjedhjen e nuancës së duhur, kanë probleme edhe me aplikimin e duhur të pudrës në fytyrë. Gjëja më e keqe është kur ai nuk aplikohet njëtrajtshëm dhe krijohen njollat. Ekzistojnë dy mënyra për aplikim të pudrës, të cilat edhe i dini, me duar dhe me brushë, por më së miri është që t'i kombinoni ato. Së pari filloni me aplikim me gishtërinj.

Duhet që ta qitni një sasi të vogël të pudrës në dorë (në pjesën mes gishtit të madh e atij tregues) dhe ta aplikoni nga mesi i fytyrës në drejtim të jashtëm, duke i kushtuar pak më shumë kujdes pjesës mes mjekrës dhe qafës. Kujdesuni që ta barazoni ngjyrën e lëkurës së qafës me atë të pudrës. Më pas e aplikoni në pjesën nën sy, ku kryesisht të gjitha kemi qeska dhe ngjyrë më të errët të lëkurës. Për këtë pjesë të lëkurës, përdoreni brushën për të arritur efekt më të mirë. Brushën gjithashtu përdoreni për ta aplikuar pudrën mbi njolla në lëkurë, të cilat dëshironi që t'i fshihni.

(Kosova Sot Online)