Këto 6 trende bizhuterish do të jenë një ‘must’ për 2020-ën

  • 13 January 2020 - 07:52
Këto 6 trende bizhuterish do të jenë një ‘must’ për 2020-ën

Sa herë që doni t’i jepni jetë një veshjeje, aksesorët ju vijnë në ndihmë. Me varësen e duhur ose me një palë vathë me gurë, xhaketa, fustani apo pulovra juaj do të duket edhe më trendy nga sa duket pa to. Duke qenë se sapo ka filluar viti i ri, trende të reja aksesorësh pritet të bëjnë namin. Por cilat janë trendet e aksesorëve të 2020-ës? Marie Claire ka publikuar 6 trende që do të jenë ndër më të përdorurit këtë vit.

Vathë super të mëdhenj në formë rrethi

Vathët e mëdhenj të vitit të kaluar, duhet t’i zëvendësoni me vathë super të mëdhënj. E sigurt që do të bini në sy.

Bizhuteritë me gurë shumëngjyrësh

Pranvera nuk është larg, kështu që shtojini gardërobës suaj ngjyra përmes bizhuterive me gurë shumëngjyrësh. Këto bizhuteri pushtuan pasarelat në prezantimin e koleksioneve të fundit dhe silistët nuk kanë frikë të luajnë me to.

Bizhuteritë e këpucëve

Bizhuteritë nuk janë vetëm për kyçet, qafën apo veshët. Bottega Veneta ishte e para që prezntoi bizhuteritë e këpucëve dhe tani shtëpitë e modës po vazhdojnë ta përkrahin këtë trend. Këpucët me zinxhirë apo bizhuteri të tjera do të jenë shumë ‘in’ këtë vit.

Perla, perla, perla

Perlat duket se nuk kanë në plan të ikin asnjëherë nga moda, por këtë vit do të jenë më trendy se kurrë. Perlat do të jenë ‘in’ në të gjitha format, madhësitë dhe në të gjitha llojet e bizhuterive.

Zhinxhirët e trashë

Sa më i trashë zinxhiri, aq më trendy do të duket.

Vathët tek

Vathët e vetëm nuk janë një ckncept i ri, por ky do të jetë një trend i madh për 2020-ën. Edhe në këtë rast, sa më të mëdhenj të jenë, aq më mirë.

(Kosova Sot Online)