Ilaçet natyrale kundër dhimbjes së këmbëve
Dhimbjet e këmbëve nuk shihen si problem serioz, por shkaktojnë shumë telashe gjatë natës.
MUSTARDA E VERDHË
Mustarda dhe lëngu i turshive janë stimulues për muskujt e këmbëve. Merrni një lugë mustardë dhe e përzieni me një lugë lëng të turshive, vendoseni në peshqir dhe mbështillni këmbët.
UTHULLA E MOLLËS E PASUR ME KALIUM
Përzini një lugë me mjaltë dhe dy lugë (10 ml) uthull të mollës me një gotë ujë të ngrohtë dhe e pini këtë përzierje.
APLIKONI PRESIONIN
Shtypni me gisht hapësirën ku ndjeni dhimbje, derisa ta ndjeni dhimbjen më fort. Mbajeni atë presion deri në 15 sekonda. Zakonisht kjo dhimbje largohet më pas.
TË KRUARAT
Nganjëherë mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është duke ecur, nëse mundeni, sidomos nëse të kruarat i keni në kofshë.
ULUNI NË UJË TË NGROHTË
Një banjë e ngrohtë do t'ju ndihmojë në masë të madhe t'i relaksoni muskujt dhe dhimbjet e këmbëve.
(Kosova Sot Online)