3 mënyra të lehta për të eliminuar shenjat e akneve

  • 15 January 2020 - 09:42
3 mënyra të lehta për të eliminuar shenjat e akneve

Ja tri nga mënyrat më esenciale dhe më të thjeshta për të hequr njollat që lënë pas aknet edhe pasi t'i kemi eliminuar ato.

EKSFOLIMI

Eksfolimi është një hap shumë i rëndësishëm drejt një lëkure të pastër që shkëlqen. Nëpërmjet këtij procesi ne eliminojmë qelizat e vdekura të akumuluara në sipërfaqen e lëkurës. Duke i mbajtur poret të pastra ju e reduktoni mundësinë e paraqitjes së akneve. Ju mund të përdorni një krem që përmban grimca të vogla për largimin e këtyre qelizave të vdekura nëpërmjet granulave të vogla që përmbajnë. Nëse shenjat e mbetura në lëkurë janë të dhimbshme, mos përdorni produkte kimike por përdorni një eksfoliant natyral si është jogurti. Acidi laktik, një acid natyral alfahidroksid, ndihmon në zbutjen dhe pastrimin e lëkurës.

TRETMANET E FYTYRËS

Ka shumë tretmane të lëkurës që ndihmojnë në pastrimin e lëkurës. Mund ta bëni këtë në mënyrë profesionale ose në shtëpi me produktet që keni. Rezultatet varen nga shpeshtësia e procedurës. Disa maska, banja me avull si dhe masazhe të fytyrës mund të inkorporohen në tretman. Njerëzit me pika të zeza në fytyrë preferohet të përdorin sa më shpesh tretmane të tilla për të reduktuar sasinë e akneve që u dalin. Gjatë një tretmani të tillë në mënyrë manuale eliminohet bllokimi i poreve ashtu që ato të mos kenë tepricë të vajit ose mbeturinave qelizore. Shenjat kanë më pak mundësi të formohen, duke përmirësuar gjendjen e akneve tuaja. Nëse dëshironi të keni përfitime nga tretmane të tilla, duhet t'i bëni ato pjesë të rutinës suaj.

MASKA ZBARDHUESE

Edhe një maskë zbardhuese mund të përdoret për të shëruar shenjat që paraqiten si rezultat i akneve. Aplikimi i maskës është mënyra më e lehtë për ripërtërirje të lëkurës suaj. Ajo që vërtetë i bën lëkurës suaj është përmirësimi i kompleksit të lëkurës ashtu që të mos ketë mungesë balanci në lëkurë. Ajo ndihmon në zbardhen shenjat dhe rregullon pigmentimin. Përbërësi kryesor që përdoret në maskat zbardhuese është acidi kojik. Maskat zbardhuese janë të pranishme në dy forma, si fletë apo si krem. Lexojeni etiketën dhe lëreni në fytyrë për një kohë, ashtu si shkruan në instruksione. Ashtu si edhe te produktet e tjera, rezultatet janë të dukshme pas një kohe me përdorim të rregullt.

(Kosova Sot Online)