Ajri i tharë, fajtor për buzë, thonj dhe lëkurë të pëlcitur

  • 17 January 2020 - 16:20
Ajri i tharë, fajtor për buzë, thonj dhe lëkurë të pëlcitur

Në stinën e dimrit, ajri i thatë në hapësirat e ngrohura është aleati më i mirë kundër dimrit, por edhe armiku më i keq i dukjes së bukur.

BUZËT E PËLCITURA

Ngrohja qendrore gjithmonë lë pasoja në lëkurën e buzëve, të cilat qahen dhe pëlcasin, pasi që nuk i posedojnë gjëndrat e saj mbrojtëse. Mos i lëpini, sepse në lëngjet tretëse në pështymë vetëm sa do ta përkeqësojnë situatën. Në shenjën e parë kur i vëreni dëmtimet, shërbehuni me balsam. Mos bëni ndonjë piling të ashpër, me preparate agresive, apo me brushë të dhëmbëve. Nga preparatet natyrale ju ndihmojnë vaji i kokosit dhe gjalpi "shea", i cili përshpejton ripërtëritjen e pjesës së sipërme.

DUAR TË ÇARA DHE ME DHIMBJE

Kurrë mos i vendosni duart në mënyrë të drejtpërdrejtë në ngrohëse për t'i ngrohur, sepse ndryshimi i shpejtë i temperaturave është armik i duarve dhe lëkurës së tyre, e më pas ajo djeg dhe fillojnë të kruarat. Edhe pse lëkura në duar është më e trashë se në pjesët e tjera të trupit, ato janë gjithmonë të ekspozuara, e situatën vetëm sa e përkeqësojnë kemikatet nëpër detergjent, në të cilat i fusim duart. Për ta zgjidhur problemin, përcaktohuni për sapun që përmban substanca të yndyrshme (gjalpë nga kakao, vaj kokosi) dhe kanë vlerë neutrale pH. Përdorni krem me sasi të madhe të glicerinës, sepse ajo ndihmon në hidratim.

THONJTË DHE LËKURA PËRRETH TYRE E PËLCITUR

Lëkura e pëlcitur përreth thonjve mund të jetë e rrezikshme, sidomos nëse rrjedh gjak. Plagët e hapura janë të prira për infeksione, por mund të parandaloni duke përdorur "baby-oil". Tri deri katër herë në ditë vendosni vajin në duar, ndërsa lëkurën e pëlcitur largojeni. Pasi që si pasojë e ajrit të tharë edhe thonjtë pëlcasin, furnizojini me vitamina B. Kundër pëlcitjes përdorni llak të veçantë për forcimin e thonjve.

LËKURA E THARË E FYTYRËS

Keni probleme me lëkurën e tharë të fytyrës, kujdes të veçantë kushtojini hapësirës përreth hundës, vetullave dhe mjekrës, sepse janë më të ndjeshmet. Lëkura e tharë në ndikimet e jashtme reagon ashtu, duke krijuar një shtresë mbrojtëse, në të cilën nuk depërton as lagështia. Këtë mund ta ndaloni duke bërë piling për fytyrë dhe lëkurë, të cilën e lyeni me krem hidratues në bazë të acidit të qumështit që depërton në shtresat e thella. Zgjidhni krem në bazë të vajit që bllokon poret, për shembull vajin e avokados, bademit apo ujë mineral. Kremrat e natës mund t'i aplikoni edhe gjatë ditës në lëkurë, pasi që janë më pak të yndyrshme.

THEMBRAT QË DHEMBIN

Thembrat dhe shputat e këmbëve t'i lyeni me krem të pasur me vazelinë apo glicerinë. Mos harroni në krehjen e rregullt të thembrave dhe lyerjen e tyre me krem pas dushit, pasi që në dimër shfaqen shtresa, të cilat me vështirësi mund të hiqen në stinën e verës.

(Kosova Sot Online)