Për një fytyrë pa njolla

  • 18 janar 2020 - 17:26
Për një fytyrë pa njolla

Njollat në fytyrë janë një shqetësim i vërtetë për femrat. Zakonisht, zgjidhja e parë janë tretmanet në sallonet e kozmetikës, por kjo kushton. Nganjëherë nuk jemi të vetëdijshëm se përbërësit e nevojshëm i keni në kuzhinë. Ju paraqesim disa maska natyrale për fytyrë, kundër njollave.

Maska kundër akneve- Nëse dëshironi që në mënyrë të shpejtë dhe t’i hiqni qafe aknet, atëherë hudhra është zgjidhja juaj. Krejt çfarë ju nevojitet është thelbi i hudhrës, të cilin duhet ta vendosni në vendin ku keni akne. Këtë e bëni disa herë brenda ditës. Lëngu i limonit- Është i domosdoshëm përdorimi i lëngut të freskët, por i shtrydhur, dhe më pas atë lëng ta vendosni në lëkurë. Pos se largon aknet, limoni ka edhe shumë ndikime pozitive. Pakëson infeksionet dhe dukshmërinë e njollave, por gjithsesi se përmirëson tenin.

Soda e bukës- Përzieni ujin dhe sodën e bukës, ndërsa përzierjen e vendosni në njolla. E lini përzierjen të ndikojë për një kohë të caktuar e më pas pastroni maskën me ujë të vakët. Pas kësaj maske, lëkura e fytyrës tuaj është e butë. Rezultati i këtij tretman varet nga lloji i lëkurës, por nëse e vëreni se nuk ka efekt, atëherë provoni diçka tjetër. Jogurt dhe mjaltë- Së pari ngrohni një lugë me mjaltë, për ta përzier më pas me një lugë jogurt natyral, me yndyrë mesatare. Masën e gatshme e vendosni në akne dhe e lini të ndikojë për 10- 20minuta, e më pas e shpëlani fytyrën me ujë të vakët.


(Kosova Sot Online)