Ja si mund ta përdorni vezën për të fituar flokë më të shëndoshë

  • 19 janar 2020 - 08:30
Ja si mund ta përdorni vezën për të fituar flokë më të shëndoshë

Përdorimi i vezëve për përmirësimin e shëndetit të flokëve tuaj është i rëndësishëm për shkak të proteinave që ka. Flokët janë të përbërë 70 për qind nga proteina e quajtur keratin, andaj është e kuptueshme që vezët janë ilaçi më i mirë për to.

HAPAT:

1. Vendoseni një vezë në enë, duke u siguruar që nuk keni lënë ndonjë pjesë të lëvozhgës. 2. Vezës ia shtoni edhe një lugë çaji vaj ulliri dhe përzierjen e tundni me një pirun. 3. Nëse përzierjen e fituar nuk do ta përdorni menjëherë, atëherë mbulojeni me plastikë ose vendoseni në një shishe me kapak.

APLIKIMI:

1. Fillimisht pastrojini flokët me shampon normal, për të larguar kështu yndyrën e tepërt dhe papastërtitë e tjera. 2. Me peshqir largojini ujin e tepërt nga flokët tuaj. 3. Pasi që ta keni larguar ujin e tepërt nga flokët tuaj, trajtojini ato me përzierjen që e keni krijuar më herët. Flokët duhet trajtuar me këtë përzierje sikur të ishte shampon. 4. Vendoseni një mbulesë flokësh, apo një qese plastike në kokë, dhe lëreni të qëndrojë për 15-20 minuta, në mënyrë që flokët të përfitojnë sa më shumë që është e mundshme nga veza. 5. Përfundimisht pastrojini flokët siç do të bënit normalisht dhe kënaquni me flokët "e shëruar".

SHËNIM:

Vezët nuk guxojnë të qëndrojnë në kontakt me flokët më shumë se 20 minuta, pasi që në një rast të tillë flokët do të thaheshin, për shkak të sasisë së madhe të proteinave që gjenden në vezë. Një tjetër gjë që duhet mbajtur në mend është që t'i mos i trajtoni flokët me vezë më shpesh se një herë në muaj.

(Kosova Sot Online)