Dieta me shumë yndyrë rrit rrezikun nga kanceri i gjirit

  • 20 janar 2020 - 17:09
Dieta me shumë yndyrë rrit rrezikun nga kanceri i gjirit

Ndjekja e një diete me shumë yndyrë, siç është ajo e Atkins-it, e rrit rrezikun nga forma më e shpeshtë e kancerit të gjirit për më se një të pestën, ka zbuluar një studim. Rritja e nivelit të yndyrës së ngopur në ushqim dhe konsumimi i produkte të yndyrshme rrisin rrezikun nga kanceri i gjirit të ndjeshëm ndaj hormoneve për 28 për qind. Dietat e yndyrshme gjithashtu kanë shtuar gjasat që një femër ta zhvillojë kancerin e gjirit, që dallohet nga gjeni defekt HER2. Shumica e llojeve të kancerit të gjirit nxiten nga hormoni femëror estrogjeni, ndërsa nga këto shumica janë gjithashtu të ndjeshme ndaj progjesteronit. Shkencëtarët, që kanë studiuar të dhënat e 10 mijë pacienteve, kanë zbuluar një lidhje mes konsumimit të yndyrës dhe kancerit të gjirit te këto femra.

Lidhja e njëjtë nuk është parë te femrat, llojet e kancerit të së cilave nuk janë të ndjeshme ndaj hormoneve e as nuk janë HER2-pozitivë. Zbulimet, nga studimi i kancerit të gjirit 'Epic', në të cilin ishin përfshirë më se 300 mijë femra në 10 shtete evropiane, janë raportuar në 'Journal Of The National Cancer Institute'. "Rezultatet e këtij studimi prospektiv në një popullatë të madhe heterogjene të femrave evropiane tregojnë se dieta me shumë yndyrë e rrit rrezikun nga kanceri i gjirit", kanë shkruar autorët e udhëhequr nga Dr. Sabina Sieri nga instituti kombëtar për tumore në Milano të Italisë. 


(Kosova Sot Online)