Bimët nga të cilat rriten gjinjtë

  • 29 January 2020 - 17:36
Bimët nga të cilat rriten gjinjtë

Operacionet plastike janë në modë, por megjithatë natyra ofron zgjidhjen më të mirë. Jua sjellim disa këshilla për bimë që nuk janë të zakonshme, ndërsa kanë efekt të fortë në madhësinë e gjinjve. E para në listë është hilba (Trigonella Foenumgraecum), fara me origjinë nga Greqia. Farat duhet të qëndrojnë në ujë gjatë natës e më pas me atë ujë u bëni masazh gjinjve. Rrodhja njihet qysh moti për efektet pozitive, ndërsa konsumimi i rrodhes e rrit qarkullimit e gjakut në indin e gjinjve dhe e forcon sistemin riprodhues.

Kopra nuk shërben vetëm për çaj për zbutje të ngërçeve te foshnjat, por me përbërësit e saj të quajtur anetol, dianetolim dhe fotoanetolë e rritë sasinë e estrogjenit në organizëm. Përmban edhe fitoestrogjen, i cili stimulon rritjen e gjinjve dhe e rrit prodhimin e qumështit. Jamballi gjithashtu përmban të njëjtit përbërës si rrodhja, kështu që efekti është i njëjtë. Për fund, aty është edhe Pueraria mirifica, bima nga Tajlanda që përdoret për kremra dhe losione kundër rrudhave, por që është edhe përbërëse aktive e kremrave dhe tabletave për rritje të gjinjve, sepse i plotëson dhe forcon gjinjtë. 

(Kosova Sot Online)