Adoleshentja me flokët më të gjata në botë

  • 30 January 2020 - 14:20
Adoleshentja me flokët më të gjata në botë

17 vjeçarja futet në librin e rekordeve Guiness Nilanshi Patel nga India mori kurorën si adoleshentja më flokët më të gjata në botë, pasi për më shumë se një dekadë nuk i ka prerë flokët pas një përvoje të keqe që e kishte pasur me një frizere në një sallon ondulimi.

Me flokët e saj ajo u futnë librin e rekordeve Guiness – ku flokët e saj kanë gjatësi prej 182 centimetra.



Babai i saj është shprehur se vajza i është shndërruar në person të famshëm falë flokëve të gjata. Ajo madje ka fituar nofkën “Rapunzel”.  Ai thotë se për më shumë se 11 vite nuk ka prerë flokët.

“Si 6-vjeçare kam pasur përvojë të keqe në një sallon ondulomi. Prej atëherë nuk i kam prerë flokët”, citohet të ketë thënë adoleshentj nga India.

(Kosova Sot Online)