Ilaçet për zhdukjen e akneve

  • 31 January 2020 - 09:45
Ilaçet për zhdukjen e akneve

Të gjitha femrave që vuajnë nga aknet ilaçet e mëposhtme mund t'ua ndryshojnë jetën në tërësi

1. RETINOLI

Retinoli është një produkt i shkëlqyer për krijimin e maskave të fytyrës, që parandalojnë plakjen e hershme, mirëpo hulumtimet e fundit kanë treguar që retinoli luan një rol të rëndësishëm edhe në luftimin e akneve. Andaj, mos humbni kohë dhe përdoreni.

2. ACIDI SALICILIK

Njëri nga përbërësit më të popullarizuar për luftimin e akneve është acidi salicilik. Ky lloj acidi ju ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, që, në të shumtën e rasteve, janë shkaktarët kryesorë të akneve.

3. ACIDI GLICOLIK

Nëse vuani nga shenjat e zeza, të bardha apo poret e zgjeruara në fytyrë, atëherë ilaçi juaj është acidi glicolik. Ky produkt ju ndihmon në pastrimin e shtresës së epërme të lëkurës, duke bërë që të zhduken të gjitha qelizat e vdekura, që vetëm ju bëjnë dëm.

4. SULFURI

Megjithëse mund t'i keni në lidhje me këtë produkt, ky ilaç ka dalë të jetë njëri ndër më të fuqishmit për largimin e yndyrës së tepërt nga fytyra, duke bërë që pas trajtimit të lëkurës me produkte që përmbajnë sulfur lëkura të mbetet e njomë dhe e pastër.

5. OKSIDI I ZINKUT

Oksidi i zinkut është 'guri' që 'vret dy zogj', pasi që, përveçqë pastron poret e lëkurës ky produkt edhe e rregullon prodhimin e vajit natyral, andaj përdorimi i produkteve që përmbajnë oksid të zinkut është më shumë se i nevojshëm për femrat që kanë probleme me akne.

(Kosova Sot Online)