Këshillat e bukurisë që duhet t'i "huazoni" nga modelet e "Victoria's Secret"

  • 31 January 2020 - 15:50
Këshillat e bukurisë që duhet t'i

Modelet e "Victoria's Secret" janë shumë të bukura dhe kujdesen shumë për dukjen e tyre. Andaj, ia vlen që t'i "huazoni" këto këshilla të bukurisë, që vijnë drejtpërsëdrejti nga artistet e grimit që punojnë me këto modele.

1. BRONZUESI

Çuditërisht, kjo është njëra nga këshillat më interesante që vjen nga modelet e "Victoria's Secret". Ndonëse shumica e njerëzve mund të mendojnë që bukuroshet e "Victoria's Secret" duken të nxira për shkak të solariumit, del që engjëjt përdorin sasi të madhe të bronzues.

2. FSHEHËSI

Nëse dëshironi t'i fshihni shenjat në trup, apo edhe në fytyrë, është shumë e rëndësishme që të përdorni fshehës, që nuk largohet me ujë. Është e udhës që të shpenzoni pak më shumë në një fshehës kualitativ, në mënyrë që të keni më shumë vetëbesim në pishinë pse plazh.

3. LARGIMI I QIMEVE NGA LËKURA

Shumica e femrave kanë probleme me heqjen e qimeve 'kokëforta' nga pjesët e ndryshme të trupit, kjo për faktin që largimi i tyre është i përkohshëm, ndërsa lëkura mbetet e irrituar për një kohë të gjatë. Ndonëse shumica e modeleve përdorin laser për largimin e qimeve, për të gjitha femrat që nuk kanë dëshirë ta trajtojnë lëkurën me laser, vlen këshilla e zbutjes së lëkurës para dhe pas largimit të qimeve.

4. KUJDES ME PRODUKTET

Modelet e "Victoria's Secret" kanë një lëkurë të përkryer, ndërsa, siç e thamë edhe më lart, njëra nga arsyet kryesore që ato duken kaq bukur, është përdorimi i bronzuesit kualitativ. Mirëpo, dukja natyrale që ato e gëzojnë vjen për shkak të përdorimit të produkteve që përmbajnë zbutës.

5. TRAJTIMI I CELULITIT

Besoni ose jo, edhe modelet e "Victoria's Secret" kanë celulit! Njëri nga produktet e adhuruar të engjëjve të "Victoria's Secret" është kremi 'Clarins', i cili ndihmon në trajtimin e celulitit. Fatkeqësisht, kremi nuk reagon nëse përdoret vetëm një herë, andaj duhet të përdoret vazhdimisht.

6. APLIKIMI I PRODUKTEVE TË GRIMIT

Mos harroni që para se t'i përdorni produktet e tjera të grimit të aplikoni bazë, që është për tri nuanca më e mbylltë sesa ngjyra e lëkurës suaj. Përdorimi i një baze të tillë iu ndihmon që të dukeni më të nxira nga dielli. Përfundimisht, kushtojini rëndësi radhës së aplikimit të produkteve. 

7. QERPIKËT ARTIFICIALË

Edhe nëse nuk keni qerpikë artificialë, nuk keni pse të shqetësoheni, pasi që mund ta krijoni iluzionin e qerpikëve artificialë. Thjesht, merrni një kartelë biznesi dhe vendoseni prapa qerpikëve, pastaj bëni presion mbi qerpikë me maskarë për ta krijuar kështu iluzionin e qerpikëve artificialë.