Hiqni qafe puçrrat e zeza për dhjetë minuta!

  • 03 February 2020 - 09:24
Hiqni qafe puçrrat e zeza për dhjetë minuta!

Me anë të një preparati të thjeshtë, të cilin e mbani në fytyrë për dhjetë minuta, mund t'i largoni puçrrat e zeza sa hap e mbyll sytë J anë të pakta ato femra (e edhe meshkuj) të cilat, në ndonjë periudhë të jetës së tyre, nuk kanë pasur probleme me puçrra (pika) të zeza në fytyrë, të cilat janë tepër të pahijshme. Më së shpeshti paraqiten në regjionin e hundës, por dinë ta përfshijnë edhe tërë fytyrën, sidomos mjekrën dhe ballin. Mbulimi i këtyre pikave me grim nuk paraqet ndonjë zgjidhje të preferuar. Por, zgjidhja, për fat të mirë, ekziston. Së pari është me rëndësi që nga fytyra të hiqni qelizat e vdekura të lëkurës, meqë puçrrat e zeza fshihen në poret e lëkurës.

Kjo mund të bëhet me efikasitet duke bërë piling të lëkurës së fytyrës. Për këtë nuk është e thënë që ta blini ndonjë preparat të shtrenjtë kozmetik, por mjafton që ta lagni lëkurën dhe në të ta veni fundërrinën e kafes, duke e fërkuar më pas me dorë, apo me një peshqir të pastër, duke bërë lëvizje rrethore për rreth 5 minuta. Pas kësaj, duhet larë sërish fytyrën.

Pasi që e keni përgatitur lëkurën në këtë mënyrë, në ujë të nxehtë qitni kamomil, përkuleni mbi enën me kamomil dhe e mbuloni fytyrën me rizë, duke e avulluar fytyrën për rreth 10 minuta. Një procedurë e tillë do të jetë e dobishme edhe për sinuset tuaja. Në këtë mënyrë do të hapen poret e lëkurës dhe do të jenë të gatshme për heqjen e puçrrave të zeza.

Pason veprimi më i rëndësishëm - maska e cila heqë puçrrat e zeza dhe pastron poret: - 4 lugë sodë të bukës - 1 filxhan ujë mineral Masën e fituar, me përzierjen e këtyre përbërësve, e qitni në fytyrë, duke evituar pjesët rreth syve. Mbajeni që të veprojë për rreth 10 minuta, e më pas shpëlajeni fytyrën. Rezultatet do të jenë evidente menjëherë.

(Kosova Sot Online)