Tre shenjat e Zodiakut që do të bien marrëzisht në dashuri këtë vit

  • 07 February 2020 - 20:50
Tre shenjat e Zodiakut që do të bien marrëzisht në dashuri këtë vit

Dashuria, kjo ndjenjë universale që të gjithë e përjetojmë! Kush më pak e kush më shumë, kjo në vartësi të fazave jetësore, dhe pikërisht astrologjia na ndihmon të zbulojmë më shumë në këtë drejtim. Gjithsesi të gjitha 12 shenjat e zodiakut do të përjetojmë doza dashurie gjatë këtij viti, por për tre shenja në veçanti kjo dozë do të jetë më e lartë. Astrologu i njohur dhe i certifikuar Abdullah Veliu, vjen me artikullin e tij të dytë të dedikuar për ndjekësit dhe lexuesit e revistës Class. T’i zbulojmë së bashku…Ata të cilat kanë më shumë predispozita që të përjetojnë dashurinë fuqishëm gjatë 2020 janë:

1

DASHI
Dashi jeni energjik dhe liridashës, megjithatë këtë vit keni shumë predispozita të jenë më kërkues për një lidhje me plot pasion. Këtë gjë do ta arrini duke qenë më konkret në aspiratat tuaja, duke i dhënë më shumë kohë dhe vëmendje partnerit, duke e ditur se Dashi zakonisht nxiton dhe përqëndrohet kryesisht në qëllimet dhe axhendën e vet. Këtë vit ju do të pranoni të dilni nga zona juaj e rehatisë dhe t'i hapeni dikujt që tregon interes për ju. Nga 7 shkurti kur Venera hyn në shenjën tuaj, intensiteti i dashurisë në rritje.

2

BRICJAPI
Mund t’ju duket e çuditshme për një shenjë të elementit tokë që mund të bijë vrullshëm në dashuri, por ja që ka shumë mundësi të ndodhë këtë vit me ju të shenjës Bricjapi! Udhëtime dhe angazhime të shumta, ju po përjetoni ekstremet në planin personal dhe të gatshëm për eksplorime të reja edhe në dashuri, por me shumë maturi siç dini vetëm ju. Prandaj ndonjë dozë frike ose pasigurie që mund t’ju jap Saturni në shenjën tuaj, do ta neutralizoj Jupiteri me sharmin e tij po në shenjën tuaj!

3

UJORI
Me hyrjen e vitit 2020, Venera ishte saktësisht tranzit në shenjën tuaj, indicie që nëse po kërkoni lidhje të qëndrueshme, është vit favorizues. Po të them se ju përherë jeni në dashuri me Dashurinë, nuk gaboj apo jo? Gjithsesi këtë vit do të keni mundësi të përjetoni dashurinë më pasionante që keni patur ndonjë here, dhe kjo dashuri ka shumë gjasa t’ju zbres në tokë, pasi ju realisht jeni të pa kapshëm, të pa ndalshëm në kërkimin të risive.

(Kosova Sot Online)