Ndikimi i frutave në largimin e vajit të tepërt në fytyrë

  • 09 shkurt 2020 - 07:53
Ndikimi i frutave në largimin e vajit të tepërt në fytyrë

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, ju duhet të përdorni më shumë fruta.

Maskat e fytyrës me fruta janë një zgjidhje e shpejtë për të trajtuar problemet e lëkurës së yndyrshme, siç janë poret e bllokuara dhe aknet.

Frutat janë të mbushura me veti të shkëlqyeshme për lëkurën, pastron lëkurën dhe posedon antioksidantë që ndikojnë në reduktimin e vajit të tepër në lëkurë. 

Nuk ka dyshim se acidi citrik bën çudira për lëkurën me vaj. Jo vetëm që ndihmon për të hequr qafe vajin e tepërt, por edhe lehtëson shenjat e akneve dhe njollat ëe errëta. Ju mund të përdorni fruta që janë të pasura me acid limoni, si portokalli, kivi dhe limoni në rutinën tuaj, për një lëkurë pa vaj.

Grisni një lëvozhgë të thatë portokalli, shtoni kivi dhe lëng limoni në të. Shtoni pak shafran të Indisë dhe një lugë gjelle mjaltë në të dhe përzieni. Aplikoni këtë maskë në mënyrë të barabartë në fytyrë.

(Kosova Sot Online)