7 ilaçet shtëpiake, që fshijnë qeskat nën sy
Ushqimi jo i rregullt, pagjumësia, ftohjet, alergjitë janë vetëm disa prej arsyeve pse ju theksohen qeskat nën sy. Ekzistojnë disa mënyra natyrale për ti hequr qafe.
TRANGULLI
Në sy të mbyllur vendosni nga një rriskë trangull të freskët dhe e lini të veprojë për dhjetë minuta.
LUGA
Dy lugë të metalta i futni në frigorifer. Kur të jenë ftohur i vendosni në sy.
PATATJA
Në sy të mbyllur vendosni nga një rriskë patate dhe e lini të veprojë për 15 minuta.
VAJI I BADEMIT
Para se të flini në qeska vendosni pak vaj bademi. Në mëngjes fytyrën e shpëlani me ujë të ftohtë.
MENTA
Gjethet e freskëta të mentës i imtësoni dhe i vendosni në qeskat nën sy. I lini për dhjetë minuta dhe e pastroni me peshqir të lagur.
QESKAT E ÇAJIT
Qeskat e përdorura të çajit (kamomil, çaj i zi apo i gjelbër) t'i ftohni në frigorifer dhe t'i vendosni në sy të mbyllur. I lini të veprojnë për 15 minuta.
PERIMET E NGRIRA
Qesen me perime të ngrira e mbështillni me një peshqir dhe e lini në sy. Pas 15 minutave mund ta hiqni.
(Kosova Sot Online)