Si të hiqni qafe kërpudhat vaginale në mënyrë natyrale?

  • 11 February 2020 - 13:55
Si të hiqni qafe kërpudhat vaginale në mënyrë natyrale?

Kërpudha e quajtur "Candida albicans" është shkaktar i problemeve specifike të femrave, të cilat mund të shërohen në mënyrë natyrale me ndihmën e artikujve që i keni në kuzhinë. "Candida albicans" është emërtimi i kërpudhës, që është fajtori kryesor i infeksioneve me kërpudha. Bëhet fjalë për kërpudhën që jeton në lëkurë, por nganjëherë gjen rrugën të depërtojë deri në vaginë. Nëse dëshironi të shmangni përdorimin e medikamenteve për shërimin e infeksionit, provoni që problemin ta shëroni me ndihmën e jogurtit dhe hudhrës.

TAMPON NGA JOGURTI

Jogurti posedon "lactobacillus acidophilus", bakterin që shëron në vaginën e shëndoshë. Ky bakter prodhon substancën natyrale që vret kërpudhat. Pa asnjë frikë jogurtin mund ta hidhni në vaginën tuaj. Një tampon të pastër e të papërdorur mund ta mbushni me jogurt dhe ta ngrini. Ashtu të ngrirë e fusni në vaginë. Mund të përdorni edhe jogurt jo të ngrirë me tampon. Më së miri është që këtë ta bëni para se të shkoni në shtrat.

TAMPON NGA HUDHRA

Hudhrën e karakterizojnë substancat që luftojnë kërpudhat dhe infeksionet që pasojnë. Merrni thelbin e hudhrës, e qëroni dhe imtësoni, e mbështillni me kompresë dhe ia jepni formën e tamponit dhe e futni në vaginë. Tamponin ta krijoni në atë mënyrë që pas disa orëve ta hiqni pa problem, apo në mëngjes pasi të jeni zgjuar nga shtrati.

(Kosova Sot Online)