Burger King pranë personave single/Sill një foto të ishit, merr një hamburger

  • 11 February 2020 - 14:43
Burger King pranë personave single/Sill një foto të ishit, merr një hamburger

Burger King në New York, Los Angeles, San Francisco dhe Boston do të ofrojë këtë Shën Valentin kuti me Birds of Prey. Për të gjithë ju që s’e keni parë, ky është filmi i ri me Harley Quinn, i cili flet për mënyrën si ajo ia del mbanë edhe pse është ndarë me të dashurin e saj të fuqishëm.

Oferta e Burger King është kjo: “ Sill një foto të ishit, fute në kuti dhe fito një hamburger falas.”

Por nëse nuk ke më asnjë foto, në New York, mund të sjellësh edhe letra, kafshë pellushi apo një rrobë të tij dhe të fitosh kështu një hamburger.

Nëse dhe kjo është e pamundur Burger King ka një ofertë të tretë; shkarko aplikacionin e fast food-it, dhe bëj quizzing me 5 pyetje. Nëse u përgjigjesh saktë të paktën katër pyetjeve, fiton një whopper.

Këtë Shën Valentin nuk është aq keq të jesh single nëse je pranë këtyre pikave të fast food-it.

(Kosova Sot Online)